Dëgjojmë shpesh të thuhet se secili prej nesh tenton të gjejë një partner që ngjan me njërin prej prindërve tanë. Dhe në fakt ky nuk është thjesht një mit. Studimet e fundit dolën në përfundimin se burrat heteroseksualë dhe gratë lesbike tërhiqen nga gra të cilat kanë të njëjtën ngjyrë sysh me nënën e tyre.
E njëjta gjë ndodhte me vajzat hetero dhe djemtë homoseksual. Zgjedhin partnerë që kanë të njëjtat tipare me baballarët e tyre. Në fakt ky studim bazohet në teorinë se fëmijët kërkojnë tek partneri i ardhshëm atributet që shohin tek prindërit e tyre.
Diçka e tillë është thënë që nga psikoanalisti i njohur Sigmund Freud në 1910-ën, i cili shpjegonte tërheqjen e pavetëdijshme ndaj atyre që ngjajnë me prindin e seksit të kundërt.
Burimi: The Independent


