• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUA DREJTËSI…”/ 22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit, babai i pikëlluar nis grevën në Athinë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUA DREJTËSI…”/ 22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit, babai i pikëlluar nis grevën në Athinë

17 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej tre ditësh, në sheshin “Syntagma” të Athinës, një baba shqiptar i pikëlluar, ka nisur një betejë që po prek zemrat e mijëra qytetarëve.

Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempi më 28 shkurt të vitit 2023, ka hyrë në grevë urie dhe etjeje.

Kërkesat e tij janë: drejtësi për fëmijën e tij dhe leja për zhvarrosjen e trupit, kërkesë që deri më tani është refuzuar nga gjykata e Larisës.

Çdo ditë, njerëz të thjeshtë shkojnë pranë tij për t’i dhënë forcë  këtij babai që i pikon zemra, por që është i palëkundur në betejën e tij, sfidon institucionet dhe mbron kujtimin e djalit të humbur.

Një betejë që është kthyer në simbol të dhimbjes, por edhe të rezistencës njerëzore.

Ruci ka deklaruar se do të vazhdojë betejën e tij deri në fund. Ai dhe prindër të tjerë, përfshirë Maria Karystianou, kryetaren e Shoqatës së Viktimave të Aksidenteve Hekurudhore të Tempit, që ka humbur në aksident vajzën e saj, Marthën, kanë dërguar edhe një kallëzim zyrtar ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe drejtuesve më të lartë të drejtësisë greke.

U bënë gati dy vjet e gjysëm që prindërit e viktimave të tragjedisë në Tempi kërkojnë drejtësi, zhvarrosjen e fëmijëve të tyre për hetim të ri mjeko-ligjor dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ata akuzojnë qeverinë Mitsotakis, OSE-n, ERGOSE-n, Hellenic Train dhe autoritetet për mungesë të sistemeve bazë të sigurisë hekurudhore dhe për neglizhencë të rëndë.

Kryeministri grek ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë lloj mbulimi apo fshehjeje në asnjë aspekt të çështjes.ndërsa partitë opozitare akuzojnë qeverinë dhe drejtësinë se janë mbuluar fakte.

Dosja gjyqësore është voluminoze, me rreth 60 mijë faqe dhe përfshin 36 të pandehur persona jo-politikë, shumica me akuza për krime të rënda si shkelje të sigurisë së transportit dhe vrasje nga pakujdesia.

Procesi gjyqësor pritet të nisë në shkurt të vitit 2026, ndërsa familjarët shprehen se ende mungojnë hetime ndaj institucioneve kyçe të përgjegjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR TIRANË-ELBASAN/ Makina del nga rruga dhe përmbyset
Previous article PAMJET/ Përleshje masive mes dy familjeve turke jashtë një restoranti në Britani, grupet përdorën shpata

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT