Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me tre shtetasit rusë, të cilët kanë sulmuar sot (20 gusht) uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar.
Panorama.al mëson se rusët dyshohet se janë agjentë spiunazhi dhe prej një javë shiheshin herë pas herë në Uzinë.
Sot, ata kanë tentuar që të futen brenda uzinës, por janë përballur me dy ushtarët shqiptarë.
Burime për korrespondentin e Panorama bëhet e ditur, se një nga rusët u arrestua në Gramsh, ndërsa dy të tjerë në Cërrik, ndërsa mësohet se e përfshirë në këtë ngjarja është edhe një femër, e cila është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.


