• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRONËT RUSË NË TERRITORIN E NATO-s/ Zelensky kritikon vendet europiane: Reagimi juaj ishte shumë i dobët
Home
Nderkombetare

DRONËT RUSË NË TERRITORIN E NATO-s/ Zelensky kritikon vendet europiane: Reagimi juaj ishte shumë i dobët

26 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër reagimin e Evropës ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronët rusë, duke e cilësuar atë si “shumë të dobët”.

Në një intervistë për Axios, Zelensky theksoi se mungesa e një përgjigjeje të fortë i inkurajon rusët të vazhdojnë sulmet ndaj vendeve të tjera.

“Reagimi ishte shumë i dobët dhe kjo është arsyeja pse [rusët] vazhdojnë ta bëjnë këtë ndaj vendeve të tjera,” tha ai.

“Ata duhet të kishin qëlluar gjithçka. Nëse dikush është në territorin tuaj dhe vret njerëzit tuaj, ju duhet të përgjigjeni. Nëse avionët janë në hapësirën tuaj, ju duhet t’i bllokoni ata.”

Zelensky u ndal edhe tek frika e shumë vendeve të NATO-s për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, duke thënë se “rusët janë të çmendur”, dhe kjo frikë i pengon vendet të ndërmarrin veprime vendimtare për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky bëri një bilanc të punës së delegacionit ukrainas gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ai theksoi se qëllimi kryesor i të gjitha takimeve ishte forcimi i pozicionit të Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe mobilizimi i mbështetjes për të arritur paqe.

“Puna e kryer nga i gjithë delegacioni ukrainas në OKB ka vetëm një qëllim: të forcojmë vendin tonë, një forcë që do të na ndihmojë të mbrojmë popullin tonë, t’i japim fund luftës dhe të rivendosim një paqe të vërtetë dhe të besueshme,” shkroi ai.

Zelensky zhvilloi një sërë takimesh me liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe aleatë të Ukrainës, ndërsa theksoi se uniteti global kundër agresionit rus është kyç për sigurinë e të gjithë kontinentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET TEPELENA/ Vritet me armë zjarri një shtetas italian
Previous article "KY ËSHTË LAJM SHUMË I MIRË..."/ Rama: Me anëtarësimin në BE, do të dyfishohet vlera e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT