• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRONË MBI DANIMARKË DHE NORVEGJI/ Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, nisin hetimet
Home
Nderkombetare

DRONË MBI DANIMARKË DHE NORVEGJI/ Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, nisin hetimet

23 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Danimarka dhe Norvegjia kaluan një mbrëmje kaosi pasi disa dronë nisën të fluturonin mbi aeroportet e tyre, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe mbylljen e aeroporteve. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aeroporti Kastrup, më i madhi i Danimarkës, u mbyll rreth orës 8:30 të mbrëmjes, pas zbulimit të disa dronëve të dyshimtë që fluturonin mbi aeroport për t’u rihapur rreth orës 1 të mëngjesit.

Disa fluturime që ishin planifikuar të uleshin në kryeqytetin danez u devijuan në aeroporte të tjera në të gjithë vendin, ndërsa brenda u formuan radhë të gjata pasagjerësh të bllokuar. Teksa orët kalonin, rreth shtatëdhjetë fluturime u devijuan, duke përfshirë ato për në Malmö, Suedi dhe Göteborg, ndërsa 50 fluturime u anuluan.

Edhe aeroporti i Oslos u mbyll për afërsisht tre orë, duke filluar afërsisht në orën 12:30 të mëngjesit. “Hapësira ajrore mbi Aeroportin e Oslos është rihapur. U kërkojmë pasagjerëve të paraqiten në fluturimet e tyre si zakonisht. Aeroporti ishte mbyllur afërsisht tre orë më parë për shkak të pranisë së të paktën dy dronëve. Vendimi u mor për arsye sigurie”, shkroi Monica Fasting, drejtuese e komunikimit në Aeroportin e Oslos, në një email drejtuar agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB. Sipas medias norvegjeze mbyllja e aeroportit preku 12 fluturime.

Për dronët mbi hapësirat ajrore skandinave ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një postim në X ai tha se kishte diskutuar ” shkeljet e hapësirës ajrore të shteteve anëtare të NATO-s nga Rusia, përfshirë më 22 shtator në Kopenhagen” me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Shkëmbyem mendime mbi arsyet,” shkroi ajo. Nëse nuk ka një përgjigje vendimtare nga aleatët – si shtetet ashtu edhe institucionet – ndaj provokimeve, Rusia do të vazhdojë të kryejë shkelje të tilla.
Gjatë konferencës për shtyp në Kopenhagen, policia as nuk konfirmoi dhe as nuk e mohoi që dronët janë rusë, duke raportuar thjesht se janë në veprim.

“Dronët në Aeroportin e Kopenhagës nuk u qëlluan nga autoritetet, por u zhdukën nga zona vetë, dhe ne nuk e dimë se ku shkuan”, tha zëvendës Inspektori i Policisë Jakob Hansen gjatë një konference për shtyp.

“Po përpiqemi të zbulojmë çfarë lloj dronësh ishin pranë aeroportit dhe nga vinin. Do të zbatohen masa të ndryshme,” shtoi ai, pa specifikuar se cilat masa.

Policia ka nisur një hetim të plotë, në bashkëpunim me PET dhe Forcat e Armatosura Daneze. Policia daneze po bashkëpunon me autoritetet norvegjeze për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje midis dronëve të vërejtur mbi Aeroportin e Kopenhagenit dhe atij të raportuar mbi Oslo, duke detyruar mbylljen e hapësirës ajrore të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën! Emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75
Previous article EMRI/ Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT