Policia e Shtetit pak ditë më parë bëri më dije se tashmë monitorimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të bëhet dhe më dron.
Sot në një video të shpërndarë në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.
Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, August 23, 2018