Dy ditë pas megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë që shkatërroi një grup të trafikut të drogës nga Saranda në Greqi, emrat e të gjithë të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim. 14 persona ranë në pranga, mes të cilëve edhe i konsideruari si koka e grupi. Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.
Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”. Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle në supë, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë. Hetimet kanë nisur që në shtator të vitit 2018 dhe në 10 muaj hetime, në total bashkë me autoritetet greke, janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë., të cilëve u janë zbuluar 15 raste trafiku.
Në 10 muajt e hetimeve, në total janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis, mbi 1 kg heroinë e kokainë, lëndë narkotike çokollatë, armatime, 25 automjete, dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare.
Të arrestuar
Petrit Nanaj (Peço)
Mikel Jorgji
Odise Ymeri
Besmir Ymeri
Artan Hoxha
Elton Llanaj
Trimosh Leskaj
Edvin XHibro
Malo Mala
Kejdi Sadushi
Florenc Llanaj
Adrian Xhibro
Armando Zholi
Drin Xhepexhiu
Drin Xhepexhiu
Florenc Llanaj dhe Adrian Xhibro
Në kërkim
Spiro Lila
Orgest Hysa
Pashk Syla
Aleks Likaj
Emiliant (Emilian) Lamkollari
Aleks Nanaj (Adil Nano)
AlpeNews.al ka siguruar FOTON, e disa prej të arrestuarve dhe atyre në kërkim:
Të arrestuar:
Drin Xhepexhiu
Ardian Xhibro




