• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NË STUDION E TATUAZHIT/ Kush është “korrieri” 24 vjeçar që iu ofronte klientëve narkotikë kur… (FOTO)
Home
Breaking News

DROGË NË STUDION E TATUAZHIT/ Kush është “korrieri” 24 vjeçar që iu ofronte klientëve narkotikë kur… (FOTO)

18 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëse do të bëje një tatuazh në studion e Armando Beharit me shumë siguri do të të ofronte një dozë qetësuesi por që më shumë mundësi do të ishte një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Kështu u zbuluan nga Policia e Shtetit dy persona të cilët u vendosën në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Operacioni i koduar si “Tattoo” u finalizua me sukses këtë mëngjes në zonën e kryeqytetit të njohur si “Ali Demi”.

Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi – Lajmi i Operacionit “Tattoo” (1)

Pas verifikimit rezulton se Armando Behari, një prej të arrestuarëve i moshës 24 vjeç figuron të jetë ky person.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë

– Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

/ALPENews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ora elektronike i bën lëmsh tifozët
Previous article MERKATOJA NË SUPERLIGË/ Flamurtari gjen mbrojtës. Vlonjatët akord me rumunin

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT