55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë. Është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.
Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Itali
Në pranga janë vendosur 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.
Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.
Droga e llojit marihuanë nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë. Grupi kriminal shqiptar e bëntë të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali.