• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË, KONTRABANDË E DHUNË/ Arrestohen 7 persona në Durrës, 4 prej tyre ishin në kërkim (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË, KONTRABANDË E DHUNË/ Arrestohen 7 persona në Durrës, 4 prej tyre ishin në kërkim (EMRAT)

5 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtatë persona janë arrestuar në qarkun e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Në Arrameras të Fushë-Krujës është goditur një rast kultivimi kanabisi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke u zbululua kanabis.

Në pranga ra 45-vjeçari A.S, i cili kishte në pronësi tokën.Nga ana tjetër janë arrestuar Mario Zeqiri, Arsim Gashi dhe Flamur Mema pasi ishin më parë në kërkim kombëtar.
Edhe 44-vjeçarit S.P, i ishte caktuar masa e sigursë arrest me burg për kultivim droge, por ai u pa duke vozitur në autostradën Durrës-TIranë me shpejtësi tej normave të lejuara.

NJOFTIMI NGA POLICIA
DVP Durrës
Krujë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Vihen në pranga 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, 4 prej tyre të shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.
—
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, strukturat e DVP Durrës dhe Komisariatet e Policisë Shijak dhe Krujë, ndaluan shtetasit:
Mario Zeqiri, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 2 vite, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Arsim Gashi, 48 vjeç, banues më Fushë Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabandë me mallrat e licencuar”;
Flamur Mema, 46 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë konstatuar në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas ndalimit të mjetit, gjatë verifikimeve të bëra nga patrulla e Qarkullimit Rrugor rezultoi se shtetasi S. P., 44 vjeç, banues në Larushk, Krujë, ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shtetasit S. P. iu vendos masa administrative për tejkalim shpejtësie dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjik ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDONJËHERË JAM ËNGJËLL"/ Oriola Marashi “çmend” pushuesit në Mykonos, shfaqet me bikinit e vogla (FOTO)
Previous article PAMJE TË FRIKSHME NË GJORM/ Zjarri përpin fushat e mbjella, RREZIKOHEN disa banesa

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT