Policia ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i dënuar me 12 vjet burg dhe tjetri i dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”.
Në pranga kanë rënë Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan,Maliq dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.
AlpeNews.al ka siguruar foton e Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, i cili u arrestua nga policia:
/AlpeNews.al