• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË, DHUNË DHE MASHTRIM/ Policia e Tiranës në aksion, arreston 13 persona brenda pak orësh
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË, DHUNË DHE MASHTRIM/ Policia e Tiranës në aksion, arreston 13 persona brenda pak orësh

15 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 13 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale dhe në zbatim të planit të veprimit të DVP Tiranë “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, organizuan punën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 19 vjeç dhe I. XH., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, Njësia Administrative Vaqarr, shërbimet e Policisë konstatuan në një sipërfaqe të shpyllëzuar, e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, disa bimë të mbjella, të dyshuara si bimë cannabis sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e këtyre bimëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, i shtetasit E. GJ., 22 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini”, në ambientin e një bar-kafeje ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga Seksioni për hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Q., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Marikaj, në një pikë karburanti, ka përdorur një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar e fallsifikuar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në baahkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit SH.M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. XH., 50 vjeç dhe L. XH., 48 vjeç, pasi në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, duke i shkaktuar dëmtime në trup njëri-tjetrit. Shtetasi G. XH. ka goditur me mjet prerës shtetasin L. XH., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. SH., 52 vjeç dhe M.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-I. G., 45 vjeç, pasi në rrugën “Muzaket”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

•E.I., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

-A. A., 20 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, ditën e djeshme ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin e mitur me iniciale G. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim R. S., 28 vjeç pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RADHËT NË KAKAVIJË/ Xhaçka: Po vijojnë bisedimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave në kufi (FOTO)
Previous article ARTUR XHUMARI/ “Mens sana in corpore sano”

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit Aktualitet

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT