Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë natës në një operacion policor në Vlorë.
Raportimet e para flasin për rreth 30 pako të lëndës narkotike të dyshuar të llojit kanabis, që mendohet se do trafikohet drejt Italisë.
Ende nuk ka një version zyrtar policor për këtë gjarje. Sipas burimeve paraprake është kapur edhe një gomone.
Burimet për Report Tv thonë që janë rreth 600 kg kanabis, një furgon i madh dhe një gomone në Orikum. Operacioni ka qënë i përbashkët me forcat e kufirit, ku janë kapur edhe 600 litra benzinë. Policia ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Orikumit për autorët e drogës.
Sipas të dhënave jo zyrtare thuhet se janë dy të ndaluar.
/AlpeNews.al


