“Jemi në Roterdam, një nga portet më të mëdha të Evropës”. Me këtë përcaktim e pasi ka përshkruar pamjen e portit mes ngjyrave dhe kontenierëve pa fund, Corriere Della Sera, shkruan mbi përfshirjen e shqiptarëve në trafikun dhe transportin e drogës, si ata përdoren nga italianët për ta dërguar drogën nga Roterdami drejt gjithë Evropës.
Nga ky port nisen mallra legale dhe ilegale drejt kontinentit të vjetër e po këtu është përqëndruar dhe biznesi më i madh i trafikut të drogës për llogari të klaneve të mafias italiane.
Pse? Sepse është e vështirë të bësh kontrolle cilësore dhe sepse ekziston një sistem korrupsioni midis punonjësve të portit që po përhapet përherë e më tepër.
“Në volumin e madh të mallrave që tranzitojnë në këtë port kalon dhe një sasi e madhe mallrash ilegale”-thote David Ellero, shefi i sektorit te kriminalitetit ne Europol.
Krahas tij, edhe kreu i policisë hollandeze Wilbërt Paulissen, thote se “është e pamundur të kontrollohet gjithcka, edhe pse kemi arritur rezultate të testuara, siç janë për shembull 15-16 tonë drogë të sekuestruara në këtë port gjatë viteve të shkuara. Kontrollet ndaj dergesave nga Europa janë më pak të kontrolluara pasi i rezervohet vëmendje e madhe atyre qe nisen nga Amerika e Jugut. Prandaj dhe mafia përfiton nga kjo”
Nga ana e tij, i cituar nga gazeta, Prokurori i Përgjithshëm i antimafias italiane Federiko De Raho, thekson se ne kete drejtim i jepet më shumë peshë fitimit se sa kontrollit të një aksioni specifik antimafia.
“Në portin e Roterdamit,ekzistojnë sisteme kontrolli nga më modernet, por tendenca është ti jepet gjithnjë më shumë rëndësi rezultatit ekonomik e në vecanti dëmit që mund të sjell ndalimi i një kontenieri”- thote ai, duke shtuar se “Ndalimi i 1000 te tilleve, do te sillte vonesa dhe do te krijonte probleme.
“Kemi nje sere problemesh”- thote Koen Vaskuil, duke shtuar se mallrat drejt portit të Roterdamit nisen me lehtësi e kriminelët janë të bindur se dërgesat e tyre mund të kalojnë pa probleme të mëdha.
“Kjo është arsyeja se pse mallrat ilegale janë gjithnjë e në rritje. Ka ndodhur që në një kontainer të vetëm të sekuestrohen rreth 1000 tonë kokainë”- nenvizon ai.
Duke u ndalur te personat e perfshire ne kete rrjet trafiku, media italiane numeron, turq, shqiptarë, serbë, si dhe persona me origjinë nga Karaibet apo Antillet.
“Prania e krimit të organizuar italian nuk perceptohet për shkak të aleancës së tyre me grupet shqitpare, të cilët kryejnë punët e pista të italianëve. Ky fakt është zbuluar nga policia hollandeze”- shkruan gazeta italiane.
Autori i librit “Maffia Paradjis”, Koen Vaskuil shkruan per arrestimin e disa shqiptareve ne kete port. Kur u zbuluan, u vu re se ata kishin pasaporta falso italiane dhe nga kjo u zbulua lidhja e tyre me mafian italiane.
Hetimet vërtetuan se trafikantët e drogës qe njihet si Ndragheta punonte përmes portit të Roterdamit. Mes tyre doli nje emer, ai i ndërmjetësit Vincenzo Roccisano i cili së bashku me një femër në Hollandë trafikonin rregullisht 150 kg kokainë.
Wilbert Paulissen, shefi i policisë hollandeze pranon ekzistencen e mafias italiane dhe punen qe ajo ben aty.
“Mafia Italiane është dhe punon në këtë port, por punon me sasi te vogla droge, e qe ketu me pas behet shperndarja per ne Evorpe”- thote ai.
Ndiqeni videon KËTU.


