Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, e cilësoi tymnajë të gjithë historinë mbi lobimin rus për PD-në në SHBA.
Duke dashur të heqë vëmendjen nga kjo histori Berisha nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, e vërteta është se kryeministri i vendit Edi Rama është marrë tashmë peng nga ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Xhafaj dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, nuk është vetëm Saimir Trafiku por tani e merr edhe Fatmir Xhafaj. Kryeministri që vendos në Facebook statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht rroftë Xhafa, rroftë Xhafa. A e patë lajmin tjetër se Shqipëria është bërë autostradë e drogës drejt Europës? Edi Rama përpiqet të tymnojë këto zhvillime që shumë shpejt do shënjojnë fundin e karrierës së tij si Noriega i Europës”,- tha Berisha.


