Kapshticë nis hetimi për stafin e kompanisë së autobuzëve.
2 kg heroinë u gjetën në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi. U pezullua shefi i krimit në Drejtorinë Kufitare të Korces dhe 5 efektivë të policisë.
Po kështu edhe SHKÇB vijon hetimet ndërsa sot u pezulluan nga detyra përgjegjësi i turnit, 3 punonjës te shërbimit si dhe Edmond Çela, shef i hetimit te krimit. Droga u sekuestrua nga policia greke në një autobus të linjës Shqipëri-Greqi ditën e djeshme, në doganën e kufirit të shtetit grek.
/AlpeNews.al/


