Në një deklarartë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se droga e kapur ka marrë garanci nga politika.
“Krimi, politika dhe biznesi janë bërë një. Një sasi e tillë kokainë nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike të nivelit të lartë dhe pa mbështetjen e politikës. Kush do i pastrojë këto para? Bashkia e Tiranës është lavatricja e parave të pista. Në këtë rast është arrestuar shoferi por jo bosi, e aq më pak peshqit e mëdhenj. Dhe nuk mund të arrestohen për sa kohë që në krye të qeverisjes qëndroni Rama.
Është iluzion që ky njeri që solli Shqipërinë në këtë pikë, që e ktheu Shqipërinë në vendin bazë Europiane të drogës. Mund të kapen pa fund drogë, sot u kapën 5 ton në Itali. Përflitet që ka figura që kanë pasur pozicione të larta në policinë shtetit mes të arrestuarve por pritet të konfirmohet,” tha Basha.


