Policia e Vlores ka sekuestruar sot ne nje aksion me Delta Force rreth 700 kg kanabis ne Karaburun dhe ka vene ne pranga nje person.
Sasia e droges se sekuestruar u gjet prane depove te Valanidhit, e dyshohet se do te transportohej per ne Itali, raporton korespondenti i Panorama.
Lenda narkotike u gjet e braktisur ne gjirin e Britanit.
Policia po kreh zonen per te gjetur mjetin lundrues dhe deri tani nuk ka asnje person te arrestuar.
Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.
Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.


