Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” te Artur Zhejit në Ora News
Artur Zheji: Ke drejtorin e policisë, zotin Çako që nuk i hyn një gjëmb në këmb. Ai s’ka ndonjë përgjegjësi? Ai të paktën për pakujdesi, s’mund të japi dorëheqjen? Si ka mundësi gjithë këta drejtorë komisiariati dhe gjithë këta të inkriminuar në polici, do të vijë dhe poligrafi për të matur makinën e së vërtetës. Drejtorit të policisë do ia vendosësh ti makinën e së vërtetës, tek për tek, si i bëhet, apo ti beson verbësisht edhe tek zoti Çako?
Rama: Së pari, as 2, as 3, as 7, as 17, as 27, as 37 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga mijëra të tjerë. Së dyti, ne e kemi deklaruar para se të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës dhe të vëmendjes që do të bëj vetting në Policinë e Shtetit. Është deklaratë e bërë përpara dhe projekti i vettingut në Policinë e Shtetit ka nisur kur ministri i brendshëm është vendosur Fatmir Xhafaj.
Ambicja jonë nuk kufozohet për atë që kemi bërë. Ambicja ime është që në 8 vjet te kemi një polici shtetit që renditet ne mesataren e mirë Europiane. Kurrë nuk kam thënë që cka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te vettingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë për të sjellë forca të reja.


