• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITE MBI MISTERIN/ Senatori Flake dhe incidenti me 24 diplomatët amerikanë në Kubë
Home
Nderkombetare

DRITE MBI MISTERIN/ Senatori Flake dhe incidenti me 24 diplomatët amerikanë në Kubë

7 January, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Senatori republikan Jeff Flake i Arizonës, anëtar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë gjetur prova se diplomatët amerikanë në Havana ishin viktima të sulmit me një armë të panjohur.

Senatori Flake, një mbështetës i uljes së tensioneve me Kubën, bisedoi me agjencinë e lajmeve Associated Press të shtunën, një ditë pasi ishte takuar në Havana me zyrtarë të lartë të Kubës, përfshirë Ministrin e Jashtëm, Bruno Rodriguez.

“Ministria e Brendshme e Kubës po thotë se i ka treguar FBI-së se nuk ka dëshmi të një sulmi zanor. Edhe pse ky term është duke u përdorur, nuk ka dëshmi për një sulm të këtij lloji. Diçka ka ndodhur, nuk e dimë se çfarë ishte, por nuk ka prova se qeveria kubane sulmoi diplomatët këtu”.

Autoritetet kubane i kanë thënë senatorit Flake se FBI i kishte bërë të ditur se pas katër udhëtimeve në Kubë, agjentët e saj nuk kanë gjetur dëshmi se sëmundjet misterioze që pësuan diplomatët amerikanë ishin rezultat i sulmeve.

Senatori Flake tha se informacionet sekrete nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e kanë lënë atë pa arsye të dyshojë shpjegimin e autoriteteve të Kubës për incidentin, edhe pse ai nuk pranoi të diskutonte përmbajtjen e këtyre informatacioneve.

Uashingtoni ka thënë se 24 zyrtarë të qeverisë amerikane dhe bashkëshortët e tyre u sëmurën në Havanë në shtëpitë e tyre dhe në disa hotele duke filluar nga viti 2016.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se ai është “i bindur se këto ishin sulme në qëllimshme”, por Shtetet e Bashkuara nuk e dinë se kush është prapa tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr shumicën e diplomatëve të tyre nga Havana, duke cituar një rrezik shëndetësor ndërsa detyruan shumë diplomatë kubanë të largohen nga Uashingtoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas TAKIMIT me Kryemadhin, Basha tjetër mbledhje të rëndësisshme. Ja kë pret në zyrë
Previous article Tërmet te Partizani, tre futbollistë të rëndësishëm mbeten jashtë listës

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT