• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITË JESHILE PËR BUXHETIN 2025/ Mazhoranca rrëzon 4 amendamentet e radhës të PD, voton vendimet e marra nga Komisionet
Home
Politikë

DRITË JESHILE PËR BUXHETIN 2025/ Mazhoranca rrëzon 4 amendamentet e radhës të PD, voton vendimet e marra nga Komisionet

3 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025, por edhe diskutohen amendamentet e propozuara nga ana e Opozitës, mbi 50 të tilla. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara, kurse seanca është ende në proces.

Mazhoranca vlerëson se Buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë.

Por Opozita, kryesisht PD, ka këmbëngulur për amendamentet e saj në fusha të ndryshme.
Aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe 14 të diskutuara për propozimet e PD dhe ato të Komisioneve.
Respektivisht u rrëzuan amendamentet e deputetes Sorina Koti, në të dy propozimet, me 17 vota pro dhe 57 kundër, sikurse edhe ai i Jorida Tabakut me 69 vota kundër, si dhe një i katërt me 62 vota kundër dhe 22 pro, i propozuar po nga PD.

Por mazhoranca miratoi vendimin e Komisioneve për të tre rastet në fjalë me shumicë votash, proces i kryer në votim me kartonë, ndryshe nga ai i amandamenteve që ishte elektronik.

Vijon prej orës 10:00 seanca plenare ku diskutohet pr/buxhetit i vititt 2025 për tu miratuar më pas nen për nen dhe në tërësi. Pr/buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar në vlerën prej 8.2 mld euro.

E ndërsa diskutohet nen për nen pr/buxheti diskutohen dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Janë 55 amendamente në total të propozuara nga deputetët e opozitës, të PD dhe Partisë së Lirisë, dhe Alibeajt. Deri tani të gjitha po rrëzohen pasi konsiderohen nga maxhoranca socialiste si të panevojshme por dhe si provokim politik. Nga ana e tij Mministri i Financave Petrit Malaj tha se këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’

Amendamentet e para që socialistët rrëzuan me votë ishin ato të propozuara nga Sali Berisha i cili u rikthye sot në Kuved pas 11 muajsh në ‘arrest shtëpie’ në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, për të cilin SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 200 MILIONË PAUND KOKAINË NË NGARKESËN ME BANANE/ Burg për 4 shqiptarët dhe një bullgar
Previous article RËNIA DRAMATIKE E LINDSHMËRISË NË BE/ Të dhënat zbulojnë shkallën alarmante

s.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT