• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dritan Zagani nga Tropoja, apartament 180 m2 në Vlorë dhe në Fier
Home
Breaking News

Dritan Zagani nga Tropoja, apartament 180 m2 në Vlorë dhe në Fier

26 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet edhe shtëpia e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë. Apartamenti prej 180 metër katrorë  dhe me një papafingo druri,  tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik.

Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi  të tre vëllezërve Habilaj.

Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.

Nga ana tjeter, eshtë përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi, sipas dritare.net.

Shumë  persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të  informacioneve sekrete i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë, akuza këto që dikur janë mohuar.

Por ish-kryeministri Berisha në “News 24” para pak ditësh  e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”- tha Berisha.

Nga ana tjetër, apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në seancën e fundit parlaemntare, kreu i PD, Lulzim Basha nxorri edhe një herë tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.

“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana. Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar. Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani”, tha Basha.

Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, nje hero i luftes kunder korrupsionit, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta.

Si arriti Dritan Zagani të sigorojë toka dhe apartamente në Vlorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga Tropoja?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR SECI: Shegë e ambël, shegë e butë, më shkoi vera pa të kputë
Previous article Ballist Morina kopjohet në Bosnjë, flamuri kroat valëvitet me dron mbi stadium(video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT