• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREKA NË TIRANË/ Kuzhinieri tregon çfarë i tha në fund Zelensky: Me të tillë siguri kam gatuar veç për Joe Biden në Romë
Home
Sociale

DREKA NË TIRANË/ Kuzhinieri tregon çfarë i tha në fund Zelensky: Me të tillë siguri kam gatuar veç për Joe Biden në Romë

29 February, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë që morën pjesë në samitin që u zhvillua në Tiranë drekuan te Padam.

Fundim Gjepali, shefi i restorantit, tregoi në një lidhje për Klan News se çfarë gatoi për liderët që ishin të pranishëm. Ai tregoi se në fund Presidenti Zelensky e komplimentoi për drekën.

“Unë kisha propozuar disa menu të ndryshme, protokollit të shtetit dhe ata vendosën një menu që u konsultuam bashkë. Ishte një menu me bazë mishi. Një menu e lehtë, me gjëra shumë të freskëta sepse më pas ata kishin takime të tjera. Ishte një drekë pune, jo një drekë qejfi. Shkoi shumë mirë, Presidenti më komplimentoi në fund të drekës, shkova e përshëndeta. I servirëm menunë të gjithë me produkte shqiptare, me verë shqiptare dhe ishte një eksperiencë shumë vlerësuese për ne si restorant sepse të presim personazhe të tilla sidomos në një moment të vështirë siç është Ukraina në këtë moment, shpresoj të gjejnë paqe dhe ne bëmë tonën, bëmë një pritje shumë dinjitoze”, u shpreh Gjepali.

Shefi i kuzhinës tregoi me detaje të gjitha pjatat që iu servirën Zelensky-t e të tjerëve.

Në ato momente nuk u lejonin as gazetarë, as fotografë, as video. Ishte shumë e rezervuar si drekë. Unë kisha një menu degustimi shumë të shkurtër. Pjata e parë ishte një karpaço viçi gjys e pjekur dhe pak e tymosur me perime dhe një salcë me djathë. Pjata e dytë ishte një shkurtëz kremozur me qiqra dhe një salcë me paprika. Pjata e tretë ishte një rizoto me qingj dhe shafranin e Dumresë. Pjata kryesore ishte një fileto viçi me tartuf vendi dhe një salcë me kakao. Ëmbëlsira ishte një musë me lajthi dhe oriz të thekruar. Vera ishte një verë shqiptare. I pëlqeu shumë, ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua që pritëm një personazh të nivelit kaq të lartë”, tha ai.

Gjepali tregoi se kushtet e sigurisë ishin shumë të larta. Për të ka qenë një ekpereiencë unike dhe shtoi se nivel kaq të lartë sigurie ka patur vetëm për Presidentin amerikan Joe Biden, kur ka gatuar për të në Romë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJASON ME ZELENSKYN/ Zbuloni kush është shoku i fëmijërisë që e ruajti edhe në Tiranë
Previous article DETAJET NGA KRIMI NË KORÇË/ Pista ku po heton policia. Autori dhe viktima kishin…

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT