Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur pak më parë protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.
FJALA E DISA PREJ AKTORËVE
Bujar Asqeriu: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari.
Parlamenti ynë të mendohet mirë para se të votojë këtë ligj, për të kafshuar Teatrin Kombëtar. Kini Kujdes mos luani me artistët, artistë janë njerëzit më të nderuar të kombit. Prandaj kujdes me artistët. Të nderuar deputetë kalojeni këtë nen me shpirt dhe do të kuptoni thellë se nëse votoni këtë ligj do të bëni nja hap të gabuar. Nëse dhëmbët tuaja do të ngulen në atë Teatër nuk do të harrohen kurrë.
Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor. Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë. U bëj thirrje që të mos votojnë këtë ligj.
Neritan Liçaj: Në respekt të qytetarëve që kanë dal sot këtu me në, në respekt të gjithë qytetarë shqiptarë, po lexoj edhe njëherë peticionin tonë drejtuar krerëve të shtetit dhe trupave diplomatikë në Shqipëri. Ne jemi kundër këtij ligji, jemi kundër shembjes së Teatrit. Ky projekt ligj vjen në kundërshtim me disa ligje të tjera në Republikën e Shqipërisë. Është rasti i parë që paraqitet një ligj personal. Ky ligj nuk ka referim dhe bazë ligjore, është në kundërshtim me proceduarat e hartimi të ligjit. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij ligji.
Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.
Vasjan Lami: Apeli im është shumë i thjeshtë, ti japim fund kësaj loje të shëmtuar. Teatri mund të bëhet shumë mirë aty ku është. Ligji duhet të tërhiqet dhe të hapet një konkurs siç duhet.
Protesta para parlamentit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, kundër grabitjes së Pronës Publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë!
Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 5. Juli 2018