• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë: Koncesionet, jo zgjidhje për të gjitha problemet, duhet të…
Home
Ekonomi

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë: Koncesionet, jo zgjidhje për të gjitha problemet, duhet të…

6 November, 2017 k.autor Ekonomi

Në një intervistë ekskluzive për “SCAN”, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë Maryam Salim ka folur për planin e qeverisë për të aktivizuar projektin “1 miliard euro” në veprat infrastrukture nën modelin e Partneritetit Publik Privat.

Në prononcimin e parë që nga marrja e detyrës, Salim ka theksuar se pavarësisht nevojës së madhe për investime, modeli PPP nuk duhet të konsiderohet zgjidhje për secilin problem.

“Partneritetet Publike Private janë të njohura në të gjithë botën sepse gjithnjë e më tepër qeveritë kanë tendencat e tyre të përdorin këto partneritete në mënyrë që të përmbushin nevojat e shumta në infrastrukturë. Me qenë se shikojmë ndryshime të shumta në fushën demografike apo klimatike,  do të shikojmë që ka gjithmonë e më shumë një nevojë në rritje sa i përket programeve infrastrukturore. Në zhvillime të tilla, për një vend është e pamundur që t’i përmbushë të gjitha nevojat e kohës, por nga ana tjetër partneriteti me sektorin privat, së bashku me kapitalet sjell edhe ekspertizën e vyer dhe është një bashkëpunim shumë i madh për të ardhshmen. Por Partneritetet Publike Private nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet që mund të kenë qeveritë.

Kështu për qeveritë është e rëndësishme që së pari të identifikojnë prioritetet kryesore, domethënë çfarë prioritetesh ka qeveria për sa i përket investimeve, cilat janë ato prioritete që i japin më shumë vlerë të shtuar ekonomisë, njerëzve dhe vendit në përgjithësi? Por në momentin kur mendohet për partneritetin publik privat, Autoriteti Kontraktual që është qeveria në këtë rast, do të duhet të hartojë marrëveshje që jo vetëm i përmbush nevojat e sektorit privat, por është e rëndësishme që të merren parasysh nevojat e vendit dhe të popullit.”

Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Maryam Salim ka renditur kriteret kryesore sipas së cilave duhet të aplikohen programet PPP.

“Jo të gjitha projektet infrastrukturore duhet t’i lihen në dorë Partneriteteve Publike Private. Disa prej tyre duhet të menaxhohen nga qeveria, ndërkohë që disa prej tyre janë të destinuara për sektorin privat. Një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet të merret parasysh është eksperienca që ka qeveria ose eksperienca e sektorit privat. Nëse njëri nga të dy partnerët ka më shumë eksperiencë atëherë duket sikur njëri prej tyre ka më tepër epërsi. Po ashtu është e rëndësishme të mendohen në detaje edhe implikimet fiskale, sepse në fund të ditës privatët do të marrin përsipër projekte të caktuara, atëherë do të duhen të paguhen borxhet private, ndërkohë që këto borxhe apo shpenzime dalin nga buxheti i shtetit. Kështu është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi edhe aspektit të transparencës dhe llogaridhënies. Së fundmi më lejoni të them se nga ana e BB po punohet ngushtë me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të rishikojmë investimet, në mënyrë që të shqyrtojmë edhe një herë risqet dhe potencialet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NASA publikon foto të Antarktidës, shokuese ç'po ndodh me të
Previous article RREFEN Kryemadhi/ Ja arsyeja pse PD-LSI janë bashkë

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT