Ish zv.drejtori i Hekurudhave, Artur Mahmutaj i arrestuar në Itali, si një prej drejtuesve të një grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut ka qene ne pergjim nga policia italiane.
Mediat fqinje shkruajne se ai dhe pjesetaret e tjere te bandes jane pergjuar si prove per aktivitetin e tyre kriminal.
Jo para të thata në dorë, ashtu si kishte ndodhur zakonisht. Por ‘bukë’ kokainë më shumë se një kg për secilin. Vlera e kokainës së kapur i kalon 3 milionë eurot, shumë që do të ndahet në pesë pjesë.
Roca përgjohet duke folur me Artur Mahmutajn, shqiptarin 37-vjecar, i njohur në Shqipëri si zëvendës drjetori i Hekurudhave, para se të përfundonte në telashe dhe t’i hyntë rrugës së drogës.
Ata nuk e dinë se ndërkohë që flasin po regjistrohet gjithçka. “Na takojnë 14”- thotë Rocca.
“Për t’u ndarë”- i kujton Mahmuataj.
Më pas, shton “edhe një më tepër”.
Operacioni antidroge u krye nga forcat e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Xhenova, duke u finalizuar me sekuestrimin e më shumë se 77 kg kokainë të pastër.
Droga u gjet në kontenierin e një anije mallrash, që ishte ankoruar në port. Operacioni i koduar “Rebuffo” është finalizimi i hetimeve komplekse të kryera prej disa muajsh nga Policia italiane.
Nga përgjimi i bisedave, është arritur identifikimi dhe arrestimi i 5 personave, dy shtetasve shqiptarë, që dyshohet se janë organizatorët e trafikut dhe 5 italianëve.
Arrestimi i 37-vjeçarit Artur Mahmutaj, u bë publik nga të gjitha mediat italiane paraditen e djeshme.
Ai, bashkë me një tjetër shqiptar, 38-vjeçarin Besnik Dauti dhe tre italianë, u arrestuan për trafikimin e një sasie prej 77 kg kokainë të pastër.
Ndërsa, sipas Guardia Di Finanza që realizoi operacionin, dy shtetasit shqiptarë ishin organizatorët e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Përveç dy shqiptarëve, është arrestuar edhe shtetasi italian Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.


