• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTËSIA NËN “RRETHIM”/ 8 gjyqtarë e prokurorë nën hetim nga ILD-ja, verifikim 2780 praktikave të dyshimta
Home
Aktualitet
Drejtësi

DREJTËSIA NËN “RRETHIM”/ 8 gjyqtarë e prokurorë nën hetim nga ILD-ja, verifikim 2780 praktikave të dyshimta

19 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Tetë gjyqtarë dhe prokurorë janë marrë nën hetim gjatë vitit 2020 nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësi, për shkelje të rënda gjatë detyrës, ndërsa ka nisur verifikimi i 2780 praktikave të dyshimta në drejtësi, të denoncuar nga qytetarët, institucionet publike dhe organizata të ndryshme. Ky është bilanci i veprimtarisë së organit që kontrollon punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për periudhën shkurt-dhjetor 2020. Që nga konstituimi, pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësi janë referuar 3054 denoncime për abuzime të pretenduara të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë detyrës.

Në ankesa denoncohen vendimet e padrejta të gjyqtarëve, zvarritja e gjykimit si dhe shkelje të etikës. Nga 3054 ankesa, ILD-së i kanë mbetur për të shqyrtuar edhe 2780 raste, për të parë nëse ekzistojnë shkeljet e pretenduara, për të nisur më pas hetimin disiplinor. Nga 8 vendime për të nisur procedimin disiplinor, ILD-ja ka kërkuar ndëshkimin e katër magjistratëve, ndërsa vijon hetimet për katër të tjerë. Konkretisht, ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua disa ditë më parë nga SPAK, si dhe të prokurorit Bujar Memia, i cili ka heshtur për veprimtarinë e gjyqtares, e cila lironte të dënuarit për vrasje nga burgu. Ende nuk ka një vendimmarrje nga KLGJ dhe KLP për dy magjistratët në fjalë.

ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi liroi nga burgu Gerd Gjeneralin, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkesa për shkarkim u pranuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndërkaq, sipas ILD nuk është pranuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkesa për procedim disiplinor ndaj prokurores Elina Kombi, e cila kërkoi të lihej në burg një 43-vjeçar për vjedhjen e 1 200 lekëve, i cili vari vetën më pas në qeli.

Gjatë vitit 2021, ILD do të fokusohet tek vendimet e lirimit me kusht të të dënuarve. Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton 23 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të profilit të lartë, për pasuri të paligjshme, fshehje dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë. Nga ana tjetër, Kuvendi ka shuar stafin e organeve të Vetingut, për të intensifikuar procesin e verifikimit të mbi 500 gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbetur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS KONFLIKTI NË LSI/ Ylli Manjani “i përvishet” Metës: Nuk mund të na quash llum ne ish-bashkëpunëtorëve, kemi kontribuar si kemi ditur
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 1071 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT