Ditën e sotme me mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u lehtësuan disa masa të marra kundër Covid-19. Kjo si pasoje edhe e renies së ndjeshme te infektimeve të reja javet e fundit.
Kujtojmë se diten e djeshme nuk pati asnjë humbje jete nga COVID, shifër e cila fatmirësisht mbeti e njejte edhe në statistikat e sotme nga Ministria e Shendetesise.
Por cilat janë masat që u lehtësuan?
Nga 1 Qershori:
-Hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjës së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata që ende nuk kanë bere dy dozat e vaksines që konsiderohen persona në risk.
-Ora policore shtyhet ne orën 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershori:
-Grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale në zbatim të protokolleve të IShP.
Nga 1 Korriku:
Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
-Orari për muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
-Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.
Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, ishte sot e ftuar në studion e “Breaking” për të folur për sezonin turistik, ku u shpreh se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Sezoni turistik ka riskun e vet, aksidentet rrugore apo elementë të tjerë që duhet të kujdesemi. Kemi një plan masash që është miratuar nga kryeministri. Shqipëria është duke e fituar betejën me Covid, nuk e kemi fituar ende. Duhet t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos humbasin vigjilencën, por të respektojnë të gjitha masat që ta kalojmë këtë pandemi e mos të kemi rikthim të rasteve”, tha Kuko.
Kjo e fundit u shpreh se në një mbledhje rutinë kanë aprovuar protokollin e detyrave të çdo institucioni.
Rikujtojmë se në vendin tonë janë vaksinuar mbi 748 mijë qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria rregjistron 132,244 raste pozitive nga të cilat 819 janë ende aktive, ndërsa numri i viktimave është në total, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 128,978./ Alpenews.al


