• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJT FINISHIT/ Profili i 3 kandidatëve, mes të cilë do të zgjidhet Kryeprokurorja/i i ri i përkohshëm
Home
Aktualitet
Drejtësi

DREJT FINISHIT/ Profili i 3 kandidatëve, mes të cilë do të zgjidhet Kryeprokurorja/i i ri i përkohshëm

17 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kush janë tre kandidatet ende në garë, që pritet të votohen të hënën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm?

Le t’i shohim sipas një rendi alfabetik;

ARTA MARKU, 41-vjeçarja u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.

Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.

ERMIRA TAFANI, 45 vjeç, e diplomuar si juriste në Tiranë, e ka nisur punën si juriste në vitin ’96 dhe prej 21 vitesh punon si prokurore në Elbasan. Zonja Tafani me gradën doktore-shkencash është e diplomuar gjithashtu edhe në ekonomik.

Një nga dosjet e bujshme që hetoi prokurorja Ermira Tafani është ajo e bandës se Kateshit që gjatë vitit ’97 mori në kontroll Elbasanin. Po ashtu prokurorja Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë. Prej një muaji Ermira Tafani është prokurore për hetimin e veprave kundër pasurisë dhe ato ekonomike.

FERDINANT ELEZI, Prokurori përballë dy grave është 49 vjeç, baba i dy vajzave. I njohur edhe si ish-shef policie në dy komisariate, Ferdinant Elezi e ka nisur karrierën e tij si oficer i policisë gjyqësore në Elbasan në vitin 1994. Pesë vjet më vonë ai u emërua Prokuror në qytetin e Kavajës e më pas edhe shef i kësaj prokurorie. Më pas ai u emërua kryeprokuror Apeli në Tiranë për të marrë më tej detyrën e kryeprokurorit të Apelit Durrës.

Dosjet më të bujshme të dërguara në Gjykatë prej tij janë ajo e kontrabandës së cigareve apo ajo për skandalin e tokave në Durrës. Zoti Elezi mban gradën e doktorit të shkencave dhe profesor i asociuar.

/TCh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erion Veliaj feston ditëlindjen e 38: Nuk qenka aq dramë sa e mendoja… (Foto)
Previous article VIDEO/ Në Itali plas sherri në tribunën VIP, zihen dy presidentët e klubeve

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT