Ishte cilësuar nga të gjithë si një finale e parakohshme, por përballja mes Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut rezultoi e tillë vetëm në letër, pasi bavarezët dominuan totalisht në fushën e lojës dhe triumfuan me rezultatin final 2-8, duke i bërë katalanasit të duken të vegjël.
Presidenti Bartomeu ka kërkuar ditën e hënë mbledhjen e bordit të emergjencës për të vlerësuar se çfarë masash duhet të merren pas një eleminimi katastrofik europian nga Bayern Munich.
Pa harruar dhe tifozët e Barcelonës që nuk e kanë kaluar lehtë eliminimin e turpshëm në Champions nga Bayern të skuadrës së tyre.
AlpeSport.al ju sjell pamjet nga momenti kur lojtarët e Barcelonës dhe trajneri largohen nga hoteli në Lisbonë për të udhëtuar drejt Spanjës me kokën ulur. Të gjithë përveç Vidal.















