• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAMA E SË MITURËS/ Flasin prindërit: Po na trembin me plumba, vajza mbeti pa shkollë (VIDEO)
Home
Breaking News

DRAMA E SË MITURËS/ Flasin prindërit: Po na trembin me plumba, vajza mbeti pa shkollë (VIDEO)

17 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Larg shkollës e librave, pa ndihmën e një psikologu dhe e zhytur në vetmi. Kjo është situata  dramatike ku jeton 11-vjeçarja e abuzuar për gati dy vite nga mësuesi i saj 63-vjeçar në fshatin e largët Luftinje të Tepelenës.

Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por kambanat e alarmit ranë sërish sot, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje.

Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.

Prindërit e së miturës në një komunikim telefonik me Report TV

Ka shkuar në shkollë vajza?

Babai: Kemi 4 muaj që askush nuk na jep të drejtën e vajzës, çfarë shkolle ta çoj nuk kam garanci

Keni marrë asistencën e psikologut?

Babai: Sot erdhi pas katër muajsh pasi ka ndodhur ngjarja

E ndiqni më si çështje?

Babai: Po nuk dimë asgjë, do bëhet gjyqi sot, do bëhet gjyqi nesër dhe asgjë…

Për çfarë keni nevojë?

Babai: Duam të drejtën e fëmijës, jetojnë me frikë pas asaj që ka ndodhur

Çfarë kërkoni ju si nënë?

Nëna: Vajza është larguar nga shkolla, nuk më ka mësuar

Si është gjendja e saj?

Nëna: Vajza nuk na përgjigjet, rri vetëm në dhomë, shikon televizor, luan me kukulla por nuk na flet

Ngjarja

Mësuesi i kaluar në moshë në prag pensioni, u akuzua më 8 qershor se ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së Memaliajt. Mësuesi 63-vjeçar pas denoncimit që i është bërë nga familja e vajzës së mitur është arrestuar dhe liruar nga policia, sepse sipas policisë nuk janë vertetuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë çka ka bërë që Report TV, të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 13 vjeçare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Në deklarimin përpara kameras së Report TV, dy prindërit e vajzës 11-vjeçare të dhunuar seksualisht rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63-vjeçar, me të cilin janë bashkëfshatar. I ati i vajzës 13-vjeçare ka mbetur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Isha në gjumë kur ra telefoni. Foli vajza, filloi të qajë dhe më tregoi të vërtetën. Mësuesi e kishte zhveshur, i kishte nxjerrë nxënësit e tjerë përjashtë. do ndjekim rrugët ligjore, na ra bomba në shtëpi. Mësuesi ka ardhur këtu për vakira, nuk kishim gjë me të.

Babai i ‘viktimës’

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës.

Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë ‘çfarë janë këto që po dëgjoj’. Më tha se ka dy vjet që ndodh, por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo.

E ëma e ‘viktimës’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BENZEMA OPTIMIST/ Këtë vit jemi FAVORIT për të fituar Ligën e Kampionëve
Previous article JO VETËM KALINIC/ Refuzoi zëvendësimin, Lucas Perez tregon të vërtetën e tij

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT