• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Drama e nënës së 2 fëmijëve: Vjehrra do të më ndajë nga burri. Një muaj kam hyrë nga dritarja
Home
Sociale

Drama e nënës së 2 fëmijëve: Vjehrra do të më ndajë nga burri. Një muaj kam hyrë nga dritarja

27 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Mihane Mena është një si shumë gra të tjera shqiptare që ka vuajtur dhe është dhunuar jo aq nga burri sa nga vjehrra. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Mihania tregon historinë e saj dhe se si vjehrra ka tentuar dhe vazhdon të kërkojë ta ndajë nga burri i saj Kujtimi.

Ajo nuk e pranoi kurrë si nuse dhe pasi nuk ia doli të bindte të birin, mori të tjera iniciativa bashkë me familjarët e tjerë, duke e nxjerrë nga shtëpia. Mihanja tregon se ata kanë tentuar disa herë ta dëbojnë nga banesa, edhe pse i shoqi ka hedhur kontributin e tij në ndërtimin e saj. Prej vitesh dhunohet psikologjikisht prej familjes së burrit dhe aktualisht në shenjë hakmarrjeje prindërit e kanë denoncuar Kujtimin për dhunë në familje.

“Duke futur Kujtimin në burg dhe duke dëbuar mua dhe dy fëmijët nga banesa, po tentojnë të shkatërrojnë familjen”, – ka thënë Mihane Mena, e cila kërkon ndihmë që kjo lufte mes tyre të marrë fund dhe Kujtimi të dalë nga izolimi pasi është i pafajshëm.

“Kur flasin për mua thonë erdhi kjo rrugaçja, erdhi nga rruga. Më provokojnë. Plaka ka marrë urdhër mbrojtje nga unë para një muaji, por unë nuk i kam bërë asgjë, as nuk i kam folur”, tregoi mes lotëve Mihania.

HISTORIA
Është martuar në vitin 2000 me Kujtim Menën dhe kanë së bashku 2 fëmijë, por Kujtimi ka qenë edhe më parë i martuar dhe ka edhe 2 fëmijë të tjerë. Deri në 2009-2010 kanë jetuar bashkë, ndërsa tani djali i tij jeton me prindërit ndërsa vajza nga martesa e pare është martuar.

Pas martese deri në vitin 2010 kanë jetuar të gjithë bashke me prindërit në një banesë tek rruga “Jordan Misja”. Më pas vjehrra i tha të birit që duhet ta linte nusen. I mbylli derën e dhomës vjehrra në bashkëpunim me djalin e madh të Kujtimit. Për një muaj dilte nga dritarja, kishte dy fëmijë të vegjël fare atëherë. Edhe Kujtimi i mbështeste dhe dëgjonte nënën e tij dhe jetonte nga pjesa e tyre. Kanë shkuar dy vëllezërit e saj dhe i kanë hapur derën nga ana e bulevardit. Më pas i bënë dhe një shtesë me llamarine.

Kujtimi më pas u zu me ta dhe kaloi pas një muaji me Mihanen dhe fëmijët e vegjël. Rregulluan një pjesë të shtëpisë, tualetin dhe dhomën dhe gjërat qysh atëherë shkonin mirë, punonin të dy dhe arrinin të ushqeheshin dhe s’kishin sherre e shamatë.

Në qershor iu prish një pjesë e shtëpisë nga plani urbanistik që u bë bulevardi i ri i Tiranës. Po rrinin provizorisht sepse firma iu ka thënë që do ta rregullojnë ata. Për këtë pjesë nusja thotë se vjehrra ka marrë një shumë parash nga firma. Nga qershori deri në nëntor kanë fjetur në kushte tepër të vështira.

Nga nëntori e rregulluan. Tani nuk dalin dot jashtë nëse nuk shkojnë nga dhoma e vjehrrës. Vjehrra iu ka thënë: “Dilni nga shtëpia tani, nuk keni asnjë pjesë këtu, është e imja e gjithë shtëpia”. I ka thënë Kujtimit ose lëre gruan ose dilni të dy përjashta. Ka edhe vajzën ngjitur me shtëpi dhe ajo mbështet nënën e saj. E kanë nxjerrë disa herë jashtë Kujtimi bashkë me nënën, por ajo është kthyer për hatër të fëmijëve të cilët kërkojnë të kenë edhe babain afër.

Ngaqë nuk dolën jashtë, para një muaji vjehrra ka shkuar në rajonin Nr. 3 dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje për të birin dhe nusen, i ka denoncuar për dhunë psikologjike. Sipas nuses e ka marrë urdhrin e mbrojtjes. Tani e provokojnë çdo ditë nusen. Nga ora 10 e darkës teksa kthehej Kujtimi në shtëpi ka parë motrën e tij e cila i kishte vënë duart në grykë dhe po e merrte me forcë ta fuste në shtëpinë e saj, ka dëgjuar nusja dhe ka ndërhyrë. Kanë lajmëruar policinë dhe kanë shkuar të dy në polici. Motra e Kujtimit bashkëpunon edhe me djalin e madh të tij dhe ia ka vënë kundër të atit. Nga data 17 shkurt e deri tani Kujtimi është brenda në burg gjoja sikur ka shkuar dhe ka dhunuar prindërit e moshuar. I kanë thënë që është dhe një gjyq për shtëpinë, por nuk kanë asnjë informacion për gjyqin sepse nuk i ka lajmëruar kush.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër befasi, Icardi te Manchester United?
Previous article Berisha shpërthen ndaj Artan Hoxhës: Je horr, kodosh i krimit, vrave dëshmitarin

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT