• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAMA E BINJAKEVE TE ZHDUKURA NE GREQI/ Babai i kërkon, deklarata e prindërve të tjerë: Janë vajzat tona, jo të tij
Home
Rajon

DRAMA E BINJAKEVE TE ZHDUKURA NE GREQI/ Babai i kërkon, deklarata e prindërve të tjerë: Janë vajzat tona, jo të tij

25 July, 2018 Ina.Autor Rajon

Shpallja e humbjes së dy binjakeve, të cilat babai dhe nëna pretendojnë se i kanë parë në televizor, pasi kanë zbritur nga skafi që i ka marrë nga zona e Atikisë, është një ndër historitë më tragjike që i ka prekur të gjithë, pasi një tjetër çift ka deklaruar se ato vajza që shfaqen në televizion nga xhirimet e “Alpha”, janë vajzat e tyre dhe janë me ta.

Babai i cili thotë se binjaket e tij, të cilat rezultojnë të humbura, janë pikërisht ato që shfaqen në video, në një intervistë të dhënë pak minuta më parë është shprehur se ai dhe gruaja e tij janë të bindur se vajzat janë të tyret, edhe pse familja tjetër ka deklaruar se ata janë ngatërruar dhe se dy vogëlushet janë fëmijët e tyre.

“Nuk e di nëse është nga gjendja jonë e ngarkuar, nga shoku që kemi pësuar, por nuk besoj se jemi aq keq sa të ngatërrojmë dhe të mos njohim vajzat tona. Ato që shihen në ato pamje janë vajzat e mia. Ndoshta familja tjetër, sepse në video shihen një burrë dhe një grua, bashkë me vajzat e tyre, aty afër kanë pasur edhe të mijat, sepse aty duket që janë më shumë se tre vajza”, është shprehur ai mes dhimbjes dhe agonisë.

“Ne kemi shkuar në çdo spital për të parë nëse mes të lënduarve janë dhe vajzat e mia, por nuk i kemi gjetur. Gjithashtu kemi dhënë edhe kampion të ADN-së për të parë nëse ndonjë nga viktimat janë fëmijët tanë, por për fat të mirë, nuk ka rezultuar asnjë. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur se ato vajza janë binjaket tonë, por ndoshta teksa kanë parë gjyshërit të digjen, prindërit e mi, janë shokuar dhe nuk munden që të flasin dhe të reagojnë për të na kërkuar”, shprehet ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Real Madridi kërkon sulmues, “në radar” "BOMBERI" uruguajan
Previous article Çështja e Asamblesë Zgjedhore, nga KAS-i asnjë njoftim konkret

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT