• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAFTI PËR KODIN E RI PENAL/ Berisha: U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit, ndëshkon qytetarët dhe godet konkurrencën e lirë
Home
Politikë

DRAFTI PËR KODIN E RI PENAL/ Berisha: U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit, ndëshkon qytetarët dhe godet konkurrencën e lirë

5 August, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e quajtur një mjet represiv të qeverisë Rama dhe një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Sipas tij, propozimet e reja synojnë të krijojnë me qindra e mijëra raste të reja penale që do të përdoren për të dënuar qytetarët me burgim, përfshirë edhe gazetarët dhe lirinë e shprehjes.

“Ky draft përmban elementë të pabesueshëm. Parashikohet që një qytetar që i ofron një marrëveshje më të favorshme një biznesmeni, nëse ky i fundit është në tratativa me një palë tjetër, të dënohet me burg. Kjo është goditje direkte ndaj konkurrencës së lirë, vetëm për të futur njerëzit në burg,” deklaroi Berisha.

Berisha: Në daljen time të parë pa arritur dot një vështrim të plotë e kam cilësuar atë si kodi penal i narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret. E vërteta është që unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur ta lexoj, se ai doli një ditë të shtunë që e paraqiti Ulusiu me një vegël të ish sigurimit të shtetit, Arben Rakipin në krah, por sapo pashë Ulusiun kuptova që kodi vjen nga zyrat e Ramës.

Me ato nene që arrita të shoh konstatova se ai kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale për të dënuar me burg qytetarin.

A mund të imagjinoni ju që ajo përveçse Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë.

Aty kishte gjëra të pabesueshme. Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen dhe meqë ky biznesmen ishte në një tjetër tratative për marrëdhënien e tij dhe ai i treti që i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg.

Pra goditej në zemër konkurrenca e lirë vetëm për të burgosur tjetrin. Por pasioni për burgun është i pakufijshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË KINË/ Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta
Previous article BOMBA QË NA MBAN PENG/ 80 vite nga katastrofa bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT