• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAFTI I KODIT TË RI PENAL/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet zgjedhësi se politikani: 6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet
Home
Aktualitet
Kronikë

DRAFTI I KODIT TË RI PENAL/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet zgjedhësi se politikani: 6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

3 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më shumë se sa politikani që ia blen atë. Kushdo që do të guxojë të shesë votën për përfitime materiale apo favore të çfarë do natyre, do të dënohet më shumë se zyrtari partiak.

Masa për ta do të ashpërsohet me dy vite burg, çka do ta çonte dënimin maksimal nga 5 në 7 vite heqje lirie për korrupsion aktiv në zgjedhje

 

“Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi apo nga personat e familjes a të afërmit e tij të ngushtë i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”,- thuhet në Nenin 296, në draft Kodin e ri Penal.

Ndërsa për politikanin, apo personin që kërkon të blejë vota, të ofrojë vende pune apo favore të tjera, çuditërisht dënimi paraqitet më i lehtë, 3-6 vite burg.

“Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet”,- thuhet në Nenin 297, në draft Kodin e ri Penal.

Ligji aktual parashikon që për korrupsion aktiv në zgjedhje, dënimi është një deri në 5 vite burg.

Më shumë burg, drafti parashikon edhe për ata që kërkojnë favore në këmbim të votës. Ndryshe nga Kodi Penal aktual që parashikon dënim maksimal deri në 5 vite burg, për këdo shet votën, drafti i ri e shton edhe me 2 vite dënimin maksimal.

Edhe votimi më shumë se një herë do t’i rëndojë më shumë ligjërisht votuesit. Drafti i ri parashikon se votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme, apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Ligji aktual parashikon një deri në 3 vjet.

Por ndonëse ka një dorë më të hekurt për korrupsionin dhe votimin e dyfishtë, lehtësim dënimi ka në rastin e fotografimit të votës. Me Kodin aktual, fotografimi i votës i kushton 3 vite burg votuesit, ndërsa drafti i ri parashikon gjobë ose burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i SPAK, Altin Dumani njoftoi se janë 193 kallëzime për krimet elektorale në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend ato të 11 majit. Duke njoftuar se për rastet e shit-blerjes së votës asnjë denoncim i partive politike nuk kishte prova, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme tha se 39 procedime penale janë ende nën hetim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENGJET IZRAELITE MBETEN NË GAZA/ Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën
Previous article REBELËT HOUTHI ZHVILLOJNË SULME NDAJ OBJEKTEVE IZRAELITE/ Goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT