• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Zadrimorët, të fundit që përjetuan terrorin e togerit komunist…
Home
Dossier

DOSSIER/ Zadrimorët, të fundit që përjetuan terrorin e togerit komunist…

2 May, 2019 k.autor Dossier

Koçi Xoxe e zhvendosi të ngarkuarin për nënshtrimin e krahinave komuniste, Hodo Habibi, nga Mirdita në Zadrimë, për shkak të dëshmive për terrorin e tij në krahinën e Mirditës. Mirëpo asgjë nuk ndryshoi. Siç tregohet në librin “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën” të Tanush Kasos, botim i ISKK, pjesë nga i cili u botuan para disa ditësh te gazeta Panorama, toger Baba nisi pa humbur kohë të terrorizonte edhe popullsinë e Zadrimës, siç kishte bërë në Mirditë. Në këtë libër përshkruhen krimet e tij deri në dënimin që vendosi shteti për njeriun që i kishte dhënë vetë dorë të lirë të vepronte si të donte me krahinat e Mirditës dhe Zadrimës.

MASAT E KOÇI XOXES NDAJ HODO HABIBIT

Masa e vetme që mori ministri i Punëve të Brendshme për bëmat e Hodo Habibit, ishte transferimi i tij nga Mirdita në rrethin e Lezhës. Sapo u vendos në katundin Hajmel të Zadrimës, Toger Baba filloi zakonin e tij të vjetër. Ai mendoi se do ta kishte më të lehtë sesa në Mirditë, që të fuste në dorë zadrimoret e bukura. Por, ndofta nuk e dinte se shumë banorë të atyre fshatrave në Lezhës ishin shpërngulur shumë vjet më parë nga Mirdita dhe i ruanin mirëfilli zakonet e tyre.

Ai zgjodhi si vendqëndrim të tij shtëpinë e Kol Simonit, një fshatar tridhjetëvjeçar, i cili nuk ishte përzierë kurrë në çështje politike. Por, ai kishte një motër të bukur, njëzetvjeçare, së cilës ia vuri syrin kafsha me emrin Hodo Habibi. Për të arritur lehtësisht qëllimin e tij, Togeri akuzoi vëllanë e saj se gjoja kishte pas strehuar të arratisurit.

E arrestoi atë dhe e mbajti të lidhur këmbë e duar në një dhomë të shtëpisë, duke ushtruar tortura mbi atë njeri krejtësisht të pafajshëm. Mbas dy ditësh e dy netësh dhune fizike e presionesh mbi Kolën, Toger Hodua arrestoi edhe të motrën e tij, Luçien, së cilës i propozoi që të kalonte disa net me të. Por, ajo nuk pranoi; edhe kur ai deshi ta përdhunonte, ajo reagoi fuqishëm. Nisi një kacafytje midis tyre. U gërvishtën e u gjakosën nga fytyra. U shqyen dhe u grisën edhe rrobat që ajo kishte veshur. Por, 20-vjeçarja që luftonte për jetë a vdekje, i përmblodhi të gjitha forcat e saj dhe mundi të shkëputet nga thonjtë e asaj bishe të egër. Doli me vrap nga shtëpia dhe mundi të strehohet te të afërmit e saj, në pritje të zbardhjes së dritës, për t’u nisur drejt qytetit të Shkodrës.

TUK JAKOVA, SHPËTIMTARI I GRAVE NGA TOGER BABA

Toger Baba, i tërbuar nga zemërimi, urdhëroi katundin që ta dorëzonte Luçien brenda dy orëve, përndryshe do të pushkatonte vëllanë e saj. Katundi nuk e dorëzoi atë vajzë trime, e cila herët në agim, ashtu siç ishte, e rreckosur dhe e gjakosur, u nis për në Shkodër, ku kishin disa miq familjarë, ndër të cilët edhe Tuk Jakovën, asokohe funksionar i Partisë Komuniste. Toger Hodua nisi Kolë Simonin me ushtarët e tij gjoja për në burgun e Lezhës, po i porositi ata që ta vrisnin rrugës, me justifikimin sikur kishte dashur të arratisej. Dhe ashtu u bë. Fshatari i ndershëm dhe i patëkeq, Kolë Simoni, u pushkatua në të dalë të fshatit Hajmel, vetëm për tekat e Hodos.

Ndërkohë, Luçia, me të arritur në Shkodër, shkoi te shtëpia e Tuk Jakovës dhe ia tregoi me hollësi ngjarjen. Ai i dha një letër për t’ia dorëzuar Koçi Xoxes dhe ia pagoi paratë e udhëtimit deri në Tiranë. Koçi, me autoritetin e ministrit të Punëve të Brendshme, urdhëroi organet e hetuesisë dhe ato gjyqësore që ta ndiqnin pa vonesë këtë çështje.

Ato organe kishin në sirtarët e tyre edhe disa raporte të tjera të ardhura nga Mirdita dhe Lezha, nga persona të ndryshëm që ankoheshin për sjelljet mizore të togerit Hodo Habibi. Por, deri atëherë, ato sjellje kishin mbetur pa përgjigje. Tani ishte koha të hapeshin të gjitha përpara trupit gjykues. Mbasi u vërtetua plotësisht çështja, Gjykata e Shkodrës shkoi në vendin e ngjarjes, në Hajmel të Lezhës. Atje, në prani të popullit të mbledhur nga të gjitha katundet, u gjykua i pandehuri Hodo Habibi nga Kuçi i Kurveleshit dhe u dënua me vdekje e varje në litar.

Ndëshkimi shembullore i “Toger babës” u bë më së shumti për të gënjyer popullin, sikur gjoja ai kishte vepruar me kokën e tij dhe pa dijeninë e partisë, gjë që askush nuk mund ta besonte po edhe mbas vdekjes së tij, dhuna dhe masakrat komuniste në Mirditë vazhduan si më parë. Ato do të kulmonin në gushtin e vitit 1949, mbas vrasjes së sekretarit të partisë dhe deputetit të Mirditës, Bardhok Biba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI NJË DHËMB GJATË DYLUFTIMIT NË "CAMP NOU"/ Lojtari "Katalanas": Nuk ka problem, jam gati të...
Previous article PERËNDIM NË TIRANË/ Kur liqeni Artificial bëhet "kameleon" i ngjyrave (PAMJET)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT