• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Udhëtimi i vështirë nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye Krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç
Home
Dossier

DOSSIER/ Udhëtimi i vështirë nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye Krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç

15 January, 2021 s.autor Dossier

Publikohen për herë të parë disa foto të rralla nga marshimi i ushtrisë serbe në territorin shqiptar, gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore 1914 – 1918, kur gjatë këtyre viteve, trojet shqiptare u kthyen në arenë luftimesh ndërmjet dy blloqeve kryesore të përfshira në këtë konflikt. Në njërën anë ishin trupat franceze, serbe, greke, dhe italiane (të Antantës) dhe në anën tjetër forcat austro-hungareze, dhe ato bullgare (të Bllokut Qëndror)

Marshimi i këtyre armatave, dhe veçanërisht i asaj serbe (ashtu siç shihet dhe në këto foto) u shoqërua me masakra, djegie, plaçkitje, dhe shkatërrime ndaj popullsisë së pafajshme civile shqiptare, sidomos pjesës së përqëndruar në viset veriore dhe veri-lindore të vëndit. Në marshimin e armatave serbo-malazeze në Shqipëri, në krye të tyre ishte dhe Mbreti i Serbisë, Krajli Petar Karagjeorgjevic, së bashku me trashëgimtarin e tij, Aleksandrin.

Ata u detyruan të evakuoheshin nga atdheu i tyre, Serbia, për t’i shpëtuar rrethimit të forcave austro-hungareze, dhe do të marshonin në kushte dhe terrene tepër të vështira, prej dimrit të egër të atij viti, me ngrica të acarta me temperatura disa gradë nën zero. Këto trupa do të rigrumbulloheshin në Selanik, pas një evakuimi që i’u bë atyre nga anijet franceze dhe italiane, të cilat kishin zbarkuar në ishullin e Korfuzit. Me mijëra serbë, do të humbnin jetën nga ky marshim i gjatë i kryer mespërmes gadishullit të Ballkanit, ku shumë prej tyre do të vdisnin nga uria, sëmundjet, si dhe nga të ftohtit ekstrem.

Këto trupa, do të ishin pjesëmarrëse në shumë histori tragjike të masakrave që ato kryen, mbi krahina të tëra të banuara nga shqiptarët autoktonë (duke përfshirë këtu dhe Kosovën). Shumë prej këtyre masakrave u denoncuan në shtypin e kohës nga korespondenti rus për Ballkanin, Leon Trocki (një nga liderët e ardhshëm komunistë të Revolucionit të Tetorit) dhe Dimitrije Tuçoviç, një ushtarak i njohur serb, i cili do të guxonte të publikonte episode të fushatës çfarosëse ndaj shqiptarëve.

Fotot në fjalë që publikohen për herë të parë nga Memorie.al, janë marrë nga katalogu ‘Albumet e luftës, 1914-1918’ të autores sereb, Andra Popoviq./Memorie.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON HARTAT/ Rama: Me ligj të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit në 2008-tën Shqipëria ka humbur 1200 km katror territor (FOTO)
Previous article EKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË ATHINË/ Flet djali i tij: Babai u vra duke na mbrojtur neve pas sherrit për borxhin prej 600 eurosh

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT