• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Rrëfimi: Gjeta unazën në gishtin e babait të pushkatuar, ja tmerret gjatë internimit në sistemin gjakatar
Home
Dossier

DOSSIER/ Rrëfimi: Gjeta unazën në gishtin e babait të pushkatuar, ja tmerret gjatë internimit në sistemin gjakatar

14 December, 2018 F.autor Dossier

Kujtimet e Brunhildës: Në gishtin e babait tim, u gjet unaza e martesës dhe pas analizës dhe inicialeve që kishte, ma dhanë mua, që e kam në gisht edhe sot…”-rrëfen ajo. “Mbaje bijë,” – më thanë fshatarët, “se është amaneti që ta ka kthyer toka”…

Brunhilda ishte vetëm tre vjeçe kur ia pushkatuan babain e saj, Zyhdi Xhemal Herrin. Ajo e mban mend atë ditë. E mban mend momentin kur e shkëputën nga krahët e babait të saj, ia morën babanë dhe ajo nuk e pa më kurrë.

Kishin ardhur disa persona të armatosur atë ditë, kishin kontrolluar dhunshëm shtëpinë e tyre dhe më pas kishin arrestuar Zyhdiun. Në momentin e arrestimit, Zyhdiu i kishte thënë së shoqes: “Mos u bëj merak, do të kthehem shpejt, se nuk kam bërë gjë”. Ai nuk u kthye kurrë, pasi bashkë me 21 të tjerë u pushkatuan pa gjyq dhe u mbuluan me dhe’ në një varr të përbashkët në fshatin Mënik, afër Urës së Beshirit në Tiranë. “Pas 5 ditëve na internuan bashkë me pesë familje të tjera. Edhe sot më ka mbetur në shpirt e në mendje karroceria e hapur e kamionit, ku ishim ngjeshur me njëri- tjetrin. Na sillnin rrugëve të Tiranës, për të bërë terror psikologjik” – kujton vajza e Zyhdiut, Brunhilda.

Internimi

“Na dërguan në Vlorë. Atje na përplasën në çimenton e akullt të Degës së Brendeshme, ku kaluam dy ditë e dy netë në tmerr. Mandej, na mbyllën në një depo qymyri mbyllur me qepen dhe të ruajtur nga një roje e armatosur. Nënat bërtisnin nga brenda: ‘Hapeni qepenin se po na mbyten fëmijët’. Më në fund, gratë hapën një vrimë në mur, si një frëngji, nga e cila hynte drita dhe pak ajër” – kujton ato kohë të egra Brunhilda, në atë kohë vetëm një fëmijë, por që u rrit si e përbuzur, persekutuar dhe urryer nga sistemi komunist.

Në vitin 1994, pas dëshmive të marra, u gjend varri i përbashkët i 22 të pushkatuarve pa faj. “Në gishtin e babait tim, u gjet unaza e martesës dhe pas analizës dhe inicialeve që kishte, ma dhanë mua, që e kam në gisht edhe sot… Mbaje bijë, – më thanë fshatarët, se është amaneti që ta ka kthyer toka. ” – rrëfen Bruhnilda, e bija e Zyhdi Herrit.

Zyhdi Herri, 30-vjeçari nga Tirana që kishte studiuar në Liceun francez të Korçës, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, mori pjesë si student në demonstratat antifashiste. Pas luftës, filloi punë si kryeredaktor në gazetën “Bashkimi”.  Por, Zyhdi Herrin e arrestuan me 20 Shkurt 1951, me akuzën absurde se “Rrjedh nga një familje e pasur, është i biri Xhemal Herrit, i cili ka qenë pro Legalitetit”. Ai u pushkatua me 21 intelektualë të tjerë dhe u groposën në të njëjtin varr, në periferi të Tianës.(kujto.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë
Previous article NESER KUVENDI I PD/ Debate në Kryesi, Imami LARGOHET nga mbledhja: Basha shkeli rregulloren

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT