• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Nga mbërritja e Enver Hoxhës me tren te… Publikohen fotot e mbledhjes së Partisë Komuniste…
Home
Dossier

DOSSIER/ Nga mbërritja e Enver Hoxhës me tren te… Publikohen fotot e mbledhjes së Partisë Komuniste…

17 November, 2020 s.autor Dossier

Publikohen tre foto të rralla të “Mbledhjes së 81 Partive Komuniste” në Moskë të Bashkimit Sovjetik, e zhvilluar në nëntor të vitit 1960, ambientet e Kremlinit në Moskë. Kjo mbledhje, do të ishte pika kulminante e acarimit dhe më pas prishjes së marrdhënieve politike ndërmjet udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e drejtuar nga Nikita Sergejeviç Hrushov, dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, të udhëhequr nga Enver Hoxha.

E njohur ndryshe dhe si: “Mbledhja e Moskës”, në vitet ’70-të ajo ngjarje gjeti një përdorim të gjërë artistik, si në artet figurative, nëpërmjet tabllosë së piktorit të njohur, Guri Madhit, (“Piktor i Popullit”), ashtu edhe në letërsi, në romanin e shkrimtarit të tonë të njohur, Ismail Kadare, të titulluar Dimri i Vetmisë së Madhe (fillimisht , ‘Dimri i madh’), e cila njihet edhe si një nga kryeveprat e tij.

Ajo mbledhje e 81 Partive Komuniste nga mbarë bota, që do të konsiderohej edhe si eventi më i rëndësishëm i vëndeve komuniste, të cilat asokohe ishin nën suazën e Kremlinit të udhëhequr nga Hrushovi, do të prodhonte një situatë të nderë dhe acaruese, pasi edhe sipas dëshmive dhe dokumentave të kohës, do të arrinte të degradonte deri në fyerje personale, ndërmjet Hoxhës dhe Hrushovit.

Në këto tre foto paraqiten aspekte të ndryshme të kësaj mbledhjeje si: mbërritja e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, në stacionin Kievskaya të Moskës, nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare të bashkëpunimit ndërmjet 81 Partive Komuniste nga pjesa e mbetur e këtij delegacioni, e pasuar nga Hysni Kapo dhe Ramiz Alia (ku shihet qartë edhe prania e përkthyesve Myfit Mushi, dhe Agim Popa), si dhe fotoja përmbyllëse e të gjithë delegacioneve pjesëmarrëse në këtë mbledhje (e bërë nga sallën e famshme ‘Georgievskaya’ të Kremlinit), ku në të majtë të saj ndodhen Kapo dhe Alia./Memorie.al

 

foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE ME KORONAVIRUS/ Suedia ashpërson masat ani-COVID
Previous article 17 NËNTORI/ 76 vjetori i çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT