• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER: Momenti kur Aqif Kashahu u dënua me pushkatim nga diktatura gjakatare dhe lotët e nënës në gjyq
Home
Dossier

DOSSIER: Momenti kur Aqif Kashahu u dënua me pushkatim nga diktatura gjakatare dhe lotët e nënës në gjyq

14 January, 2019 k.autor Dossier

Lotët e nënë Haxhesë në sallën e gjyqit për Aqif Kashahun, djalin e Palortosë që po e vriste Sigurimi i Shtetit
Kur prokurori Vangjel  Pecani uluriste si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashahun, një zë gruaje u dëgjua nga fundi i sallës së gjyqit: Aqif, bir… ku të ka teto Haxheja… ajo grua qante më lot shpirti, se para syve të saj po dënohej me vdekje biri i dashur i lagjes Palorto, në Gjirokastër.

Po pushkatohej pa bërë asnjë faj. Teto Haxheja, e afërme e Aqif Kashahut, ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme, ku vendosej vdekja e bijve më të mirë. Kishte ardhë e paftuar në atë sallë teto Hagjireja, vetëm për t’i thënë fjalët e fundit, Aqif Kashahut, të riut të dashur për Gjirokastrën, që pak çaste më pas do të pushkatohej nga diktatura komuniste.

Ndërsa nënë Haxheja qante, një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia, për vdekjen e armikut të popullit. Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe, që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtrese injorante të shoqërisë shqipëtare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.

Dita e gjyqit

Aqif Kashahu u gjykua nga  gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, e drejtuar nga kryetari i trupit gjykues, ushtaraku Shaban  Idrizi. Prokurori ishte ushtaraku Vangjel Pecani. Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e  gjyqit të Aqif Kashahut:

“I pandehur – i tha kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri. Shkruaj, – i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj, foli prokurori: Ç’doje të tregoje mbi Anglinë? Anglia është ndër shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar, – tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin, mustaqe madhin që do t’ju shpjerë në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo, askush. Kjo është një idil, as nuk preket e as nuk shihet. S’është gjë tjetër, veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin.

Ç’pritet nga muzhiku, zoti Prokuror, kur mender jush, nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që t’i mbjellin rrugës për t’ju bërë hije. Kurse ne, zoti prokuror, na gërryen zorrët nga uria.

Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika, sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar koka e këtij të pandehuri ka lakra, drejtësia jonë do t’ia shkulë, po Zërin e së vërtetës nuk mund t’ia shkulni dot! – tha Aqifi – dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

Pushkatimi

E arrestuan më 22 Shtator 1946 dhe pas torturash, e shpallin armik të popullit dhe për këtë, i organizuan gjyqin famëkeq, ku me akuzën “se si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”, e dënuan me pushkatim.

Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës, më 30 dhjetor të vitit 1946, në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë. Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin Kashaun dhe e degdisën në periferi të qytetit, për ta pushkatuar e për t’ia tretur eshtrat në harresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDHTE KONTENJERËT E BENZINËS/ Hajduti dënohet në mënyrë mizore nga banorët që e kapën
Previous article ARRESTOHEN SHITËSIT SHQIPTARË TË DROGËS/ Ja ku tentuan ta fshihnin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT