• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Medalioni misterioz i Mbretëreshës Geraldinë
Home
Dossier

DOSSIER/ Medalioni misterioz i Mbretëreshës Geraldinë

3 May, 2020 k.autor Dossier

Më 12 korrik 1939, Legata Italiane i dërgonte Ministrit të Brendshëm Maliq Bushati një kërkesë të çuditshme të një skulptori të njohur kroat, Rudolf Spiegler, i cili pretendonte se kishte realizuar një medalion për Mbretëreshën Geraldinë dhe kërkonte ose t’i kthehej mbrapsht medalioni ose t’i paguhej shuma prej 1 mijë dinarësh.

Siç mësohet nga korrespodenca e shkëmbyer në Tiranë, medalioni ishte porositur para luftës nga Mbretëresha Geraldinë, dhe megjithë hetimet e bëra nga qeveria shqiptare, nuk ishin gjetur gjurmë të këtij medalioni dhe as njerëz që mund të kishin dijeni rreth tij.

Dokumentet zbulojnë se bashkë me kërkesën e tij, dërguar fillimisht në Legatën Italiane në Zagreb e prej andej në Tiranë, Rudoslf Spiegler kishte dërguar edhe një foto të medalionit.

Kjo foto vetëm përmendet në letërkëmbimet zyrtare dhe më pas, sipas një shënimi në një prej dokumenteve mësohet se fotografia i ishte kthyer skulptorit bashkë me përgjigjen “nuk u gjet asnjë gjurmë e medalionit të mbretëreshës Geraldinë”.

Rudolf Spiegler ishte në kulmin e karrierës dhe famës së tij në fund të viteve ‘30, kur rezulton që të ketë gdhendur portretin e mbretëreshës Geraldinë. Spiegler kishte lindur në një familje modeste në Zagreb me 24 dhjetor 1885.

Ishte diplomuar në Shkollën e Tregtisë / Artizanatit në 1903 dhe më pas në Kolegjin e Artizanatit dhe Arteve të Bukura në Zagreb, më 1912.

Krijimtaria e tij ndahet në veprat që i përkasin viteve të rinisë së hershe e deri në fund të Luftës së dytë Botërore dhe në veprat e pas vitit 1945, ku spikat një frymë krejt tjetër në krijimtari.

U nda nga jeta në vitin 1980, në moshën 95- vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURRAT NUK DUAN GRATË QË NUK RESPEKTOJNË.../ 5 sjellje që meshkujt nuk pëlqejnë te femrat
Previous article BRITANIA JAVËN QË VJEN ME PLAN RIHAPJE/ Drejtuesi i NHS: Sistemi shëndetësor i qëndrueshëm

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT