• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Letra e Mit’hat Frashërit për l’Ere Nouvelle: Nëse dëshirojmë paqen në Ballkan, duhet të marrim…
Home
Dossier

DOSSIER/ Letra e Mit’hat Frashërit për l’Ere Nouvelle: Nëse dëshirojmë paqen në Ballkan, duhet të marrim…

11 February, 2020 k.autor Dossier

“L’Ere Nouvelle” ka botuar, të premten e 19 marsit 1920, në faqen n°3, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me aspiratat shqiptare, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tribunë e lirë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne morëm letrën në vijim :

“Z. Kryeredaktor, Sot, gazetat ju japin tekstin e përgjigjes së presidentit Wilson në lidhje me shkresat e Lloyd George – Millerand për çështjen e Adriatikut. Presidenti tha se nuk do të aprovohej asnjë plan që i jep Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që do t’i merrej (hiqej) diku tjetër.

Bëhet fjalë për rajonin e Shkodrës që projekti Lloyd George – Clemenceau (i 20 janarit) ishte i gatshëm t’i jepte Jugosllavisë.

Është një hap drejt një zgjidhjeje të drejtë të çështjes shqiptare, sepse Jugosllavia, nga ana e saj, ka deklaruar se e njeh pavarësinë e Shqipërisë brenda kufijve që u vunë për të në 1913 në Londër. Që atëherë, presidenti Wilson u shpreh gjithashtu për pavarësinë e Shqipërisë.

Shqiptarët në mënyrë të përsëritur kanë shprehur dëshirën e tyre të fortë për të parë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre të rikonfirmuara, pa asnjë ndërhyrje të huaj : qeveria e re e formuar nga Asambleja Kombëtare e mbajtur në Lushnje me 28 janar e dëshmon këtë gjë. Nëse dëshirojmë të sigurojmë paqen në Ballkan dhe të frenojmë aspiratat imperialiste, duhet të marrim parasysh aspiratat shqiptare.

Është për të ardhur keq që senatori amerikan Lodge mendoi se Korça duhej t’i jepej Greqisë, një rajon i cili, ashtu si Gjirokastra, është i banuar vetëm nga shqiptarë.

Shqipëria e 1913 paraqet minimumin jetik. Të bësh një amputim tjetër është si të nënshkruash vdekjen e Shqipërisë, një veprim kriminal dhe të një cinizmi hipokrit.

Ju lutemi pranoni, Z. Kryeredaktor, shprehjen e ndjenjave të mia të respektueshme.”

Lumo SKENDO/ Delegat i shoqatës Pan-shqiptare “Vatra” të Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË NDIHMOI RAMA PËR TË SHKUAR NË SANREMO? Çfarë përgjigje i ktheu Alketa Blendi Fevziut
Previous article ÇDO GJË E DJEGUR NË VENDIN KU HUMBI JETË 13-VJEÇARJA/ Pamjet e rënda pas zjarrit në barakat e romëve në Shkodër (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT