Publikohen dy foto të rralla të Kongresit të IV të PPSH-së, i cili u zhvillua në datat 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961. Ky do të ishte edhe kongresi i fundit në të cilin do të merrnin pjesë edhe delegacionet nga vëndet e Europës Qëndrore dhe Lindore të njohura ndryshe dhe si “Demokracitë Popullore”. Në punimet e këtij kongresi, regjimi komunist i Tiranës do të zyrtarizonte edhe prishjen përfundimtare të marrdhënieve politike dhe ekonomike me Moskën. Madje, sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, si dhe dokumentarëve e kinokronikave të kohës, në atë kongres, diskutimet midis delegatëve të PPSH-së, dhe atyre të ftuarve nga vëndeve lindore të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, do të degjeneronin në akuza dhe kundërakuza personale.