• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Fjala e panjohur e Mehmet Shehut e vitit 1965: Kemi dështuar me zbulimin e Jashtëm, nuk kemi agjenturë
Home
Dossier

DOSSIER/ Fjala e panjohur e Mehmet Shehut e vitit 1965: Kemi dështuar me zbulimin e Jashtëm, nuk kemi agjenturë

23 April, 2025 s.autor Dossier

Organet e Sigurimit të Shtetit ishin konceptuar sipas përvojave jugosllave dhe sovjetike, sipas drejtimeve të Kundërzbulimit, Sigurimit të Udhëheqjes dhe Zbulimit Politik. Deri në vitin 1962, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Ministrinë Punëve të Brendshme, ishte organ unik. Në vitin 1956, prej saj ishte shkëputur Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) duke krijuar Drejtorinë e Zbulimit Politik. Në vitin 1962, kjo drejtori mori një numër, ndërsa në vitet 1966-1991, u njoh me emrin Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, në MPB-së. Qëndronte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa oficerët kamufloheshin me detyra diplomatike, në përfaqësitë shqiptare diplomatike.

Veprimtaria e saj shtrihej jashtë vendit. Oficerët e kësaj drejtorie ngritën jashtë vendit një rrjet sekret mediokër, që nuk shërbente për asgjë. Mund të sillnin ndonjë informacion për shqiptarë të arratisur, ndërsa nga shërbimet sekrete e shteteve të tjera, informacioni ishte zero. Duke qenë se kjo ishte dështim i madh e pa produkt agjenturor, përpiqeshin me të gjitha mjetet, që ta mbanin me propaganda, sikur dinin çdo gjë, sikur bënin vrasje jashtë, vendit, etj.

Nga Athina, Beogradi, Roma, nuk vinte asnjë informatë. Ndërsa nga vendet e tjera, as që mund të mendohej një gjë e tillë. D.m.th. Zbulimi Politik i Shqipërisë, vetëm sa gënjente veten me raporte fiktive, sikur kushedi çfarë po bënte. Nxirrte informacione nga gazetat e revistat, i përkthente keq ato dhe pretendonte se po punonte.

Më 23.11.1964, Ministria e Punëve të Brendshme përpiloi raportin; “Mbi veprimtarinë e armikut në vitet 1963-1964 dhe puna e organeve të Sigurimit të Shtetit”. Ky raport u diskutua në mbledhjen Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datës 19.1.1965. Ministri Kadri Hazbiu deklaroi se; “nuk po ia arrini qëllimit”, se sovjetikët e njihnin mirë agjenturën shqiptare jashtë kufijve dhe rrjeti ishte me probleme. Gjithsej kuadro jashtë shtetit ishin rreth 15-20. Ndër të tjera, Mehmet Shehu pranonte të vërtetën e madhe, se Zbulimi Politik ishte një hiç, që nuk jepte asgjë.

Pjesë nga diskutimi i kryeministrit Mehmet Shehu:

“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi, sidomos në drejtim të Zbulimit të Jashtëm. Ne nuk kemi të dhëna ç’bën armiku i jashtëm, nuk kemi një agjenturë që të na njoftojë veprimtarinë e armikut jashtë vendit. Po plasi një luftë, agjentura që kemi, na mbeti pa lidhje me ne. Objekt kryesor i Zbulimit të jashtëm, duhet të jetë në radhë të parë plani për të sulmuar Shqipërinë nga Greqia, Jugosllavia dhe Flota e 6-të amerikane.

D.m.th. nga e mbrojtjes së atdheut, ky është objekti kryesor. Shokët këtë agjenturë gjurmojnë. Prandaj nëse duhen bashkuar dy sektorët, e Zbulimit të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe këtë mendoj ta shohim. Kjo është një gjë për t’u parë, por nuk është kryesorja. Prandaj të mendojmë thellë, të vrasim mendjen, se kemi vite të tëra, që këtë sektor nuk po e nxjerrim dot nga prapambetja”. Memorie.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article VIDEOLAJM/ Stuhia e fuqishme me breshër godet fshatrat e Elbasanit, dëme të mëdha në bujqësi dhe pemëtari

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT