Publikohet një dokument i panjohur i nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), i cili i përket datës 10 janar të vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku Enver Hoxha ka folur lidhur me shëndetin e “shokëve të udhëheqjes”, duke diskutuar konkretisht për sëmundjet që kishin Hysni Kapo, Haki Toska dhe ai vetë me diabetin. Diskutimi i plotë e Enverit në atë mbledhje për sëmundjet e disa prej anëtarëve të Byrosë Politike dhe sekretarëve të Komitetit Qëndror që kishin ngarkesë të madhe pune dhe propozimet konkrete të tij, se si do të liroheshin disa prej tyre nga punët e shumta që ata kryenin, fillimisht duke shtuar në organikë edhe një Sekretar të Komitetit Qëndror, si dhe duke mos pranuar më raporte e materiale të gjata nga vartësit e tyre!foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri