• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Dëshmia: Mhill Vocrri, 16-vjeçari që u vra mizorisht nga komunistët
Home
Dossier

DOSSIER/ Dëshmia: Mhill Vocrri, 16-vjeçari që u vra mizorisht nga komunistët

4 February, 2019 k.autor Dossier

Britma shtazarake e terroristes së brigadës së 6-të, kur lëshoi plumbat mbi fëmijën e djemtë e popullit të Dukagjinit

Mhill Vocrri ishte vetëm 16 vjeç, kur nana e tij iu lut të nisej nga Dukagjini drejt Shkodrës, për të marrë një thes me misër e kripë.

Nuk kishte nana tjetër djalë veç Mhillit, por ishte e detyruar ta dërgonte për pazare në Shkodër, sepse shtëpia nuk kishte burrë më të rritur se ai.

Asokohe, në zonën e Dukagjinit kishte shumë pak mundësi për të siguruar drithërat e nevojshme për t’u ushqyer me bukë dhe djemtë e burrat e asaj krahine zbrisnin shpesh në qytet, në Shkodër, për të bërë pazare.

Ishte data 26 nëntor 1944. Mhilli, bashkë me tetë bashkëfshatarë të tij nga Dukagjini, kishin përfunduar pazarin në Shkodër dhe po ngjiteshin rrugës drejt maleve të Dukagjinit, ku kishin shtëpitë e tyre. Ishte hera e parë për Mhill Vocrrin, që i bashkohej grupit të të rriturve për të udhëtuar për pak bukë e kripë për familjen e tij.

Mhill Vocrri, bashkë me miqtë e tij, ishin ulur të pushonin në vendin e quajtur Qafthanë, rrugës për në Pult, Dukagjin.

Në atë moment, rrugës po ngjitej një grup njrëzish që quheshin partizanë dhe u prezantuan si pjestarë të brigadës së 6-të sulmuese.

Ata drejtoheshin nga komandanti i tyre famëkeq, Joho Gjoliku dhe komisari me famëkeq, Haki Toska. Sapo kishte nisur terrori i tyre në malësinë e Dukagjinit, për ta finalizuar aksionin makabër me një bilanc të frikshëm vrasjesh në malësinë e Veriut të Shqipërisë.

Sapo u takuan me grupin e udhëtarëve vendas, që vinin nga Shkodra për në Dukagjin, shkrehën pa mëshirë plumbat mbi ta, duke i lënë të vdekur 9-të djemtë e Dukagjinit, të cilët ishin të moshës 16 deri në 30 vjeç.

Më i riu ndër ta ishte Vocërr Mhilli. Atë e vrau një grua që ishte në grupin e terrorit, quhej partizane edhe ajo.

Para se t’i drejtonte armën për ta vrarë me dy plumba në kokë, të miturin e pafajshëm, ajo bërtiti si shtazë: “Vdekje Fashizmit – Liri e popullit!”

Të vrarët në atë masakrët ishin:

1-Mhill Vocrri

2-Pëllumb Sokoli

3-Pal Vata

4-Shytan Deda

5 –Prenar Zefi

6-Kol Vata

7-Pal Pëllumbi

8-Nikoll Mirashi

9-Tom Vata

Nga kjo masakër, nisi terrori komunist me vrasje pa gjyq të djemve dhe burrave të asaj krahine, për të shënuar shifrën më të madhe të viktimave për numër popullsie.

Veç vrasjeve pa gjyq, mijëra të tjerë u burgosën e qindra familje të atyre anëve u internuan në Tepelenë e të tjera vende të Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANABIS ME VLERË 500 MIJË PAUND/ Ja si e pësojnë TRE shqiptarët në Britani (FOTO)
Previous article "NË KRAHASIM ME..."/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT