• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ 70 vjet pas vdekjes së Stalinit, trashëgimia e tij vazhdon të ndjehet në Rusi dhe Gjeorgji
Home
Dossier

DOSSIER/ 70 vjet pas vdekjes së Stalinit, trashëgimia e tij vazhdon të ndjehet në Rusi dhe Gjeorgji

5 March, 2023 F.autor Dossier

Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndrimet ndaj udhëheqësit të kohës së luftës të Bashkimit Sovjetik mbeten të përziera në vendet që ai dikur i sundonte me një dorë të hekurt. Gjatë tre dekadave të sundimit diktatorial, Stalini mbikëqyri industrializimin e shpejtë dhe fitoren mbi nazistët, por edhe vdekjen e miliona njerëzve përgjatë spastrimeve, dërgimit në kampet e punës dhe vdekjeve nga uria.

Ndërsa Rusia është përfshirë sërish në konflikt në Ukrainë, në atë që Kremlini e quan një betejë e re për mbijetesën kombëtare, kujtimet e diktatorit sovjetik janë mjaft të pranishme.

“Nga njëra anë do ta falënderoja Stalinin për fitoren në Luftën e Dytë Botërore. Por nga ana tjetër ai është një person negativ për mua sepse pati shumë vdekje në kohën e tij. Shumë ekzekutime, pushkatime, dëbime, artet u ndaluan. Pra, është e pamundur të kesh një opinion përfundimtar”, tha 21 vjeçarja ruse, Madina duke refuzuar të tregojë mbiemrin e saj.

Stalini vdiq më 5 mars 1953, në moshën 74-vjeçare. Megjithëse përkujtimet publike mbeten kryesisht tabu dhe rrugët nuk mbajnë më emrin e tij, reputacioni i tij vitet e fundit ka pësuar një lloj rilindjeje.

Sondazhet në vitin 2021 nga qendra ruse Levada, treguan se 45% shprehnin “respekt” për Stalinin, ndërsa 48% mbështetën vendosjen e monumenteve për të.

“Unë mendoj se ka shumë respekt për të. Ai bëri shumë gjëra të mira për ne. Mendoj se ka shumë kujtime të mira për të”, tha 41 vjeçarja Ksenia, banore e Moskës që gjithashtu refuzoi të jap mbiemrin e saj.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e konsideron veten si trashëgimtar të carëve të së kaluarës, ka bërë vlerësim të matur për Stalinin, duke lavdëruar udhëheqjen e tij të luftës ndërsa ka dënuar politikat e tij të brendshme si “totalitare”.

Që nga fillimi konfliktit në Ukrainë, Kremlini, i cili pretendon se po lufton neo-nazistët ukrainas, është përpjekur të përdorë metodën e luftës staliniste, duke e cilësuar fushatën si dhënien fund të një detyre të papërfunduar nga Lufta e Dytë Botëtore.

“Për fat të keq shohim se ideologjia e nazizmit është në formën e tij moderne dhe shfaqja e tij kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë”, tha ai.

Ukraina thotë se Putini po tregon të njëjtin brutalitet si Stalini.

Në qytetin e lindjes së Stalinit në Gori të Gjeorgjisë, shumë banorë kanë vlerësime pozitive për udhëheqësin sovjetik edhe pse Gjeorgjia është shkëputur nga Rusia dhe ai vend mbështet gjerësisht Ukrainën.

“Shumica e banorëve të qytetit Gori e vlerësojnë Stalinin si një figurë historike, një njeri të madh dhe sundimtar me grusht të hekurt. Por qëndrimi po ndryshon dhe brezi i ri po tregohet më agresiv ndaj figurës së tij”, thotë banori 48-vjeçar Jakob Kikriashvili.

I lindur në një familje modeste në vitin 1878 me emrin Ioseb Dzhugashvili, Stalini e kaloi fëmijërinë në qytetin Gori, përpara se të vëndosej në kryeqytetin Tbilisi për studime.

Në ditët e sotme, muzeu Stalin në bulevardin Stalin të qytetit Gori është pika më tërheqëse për turistët që shkojnë nga e gjithë bota. Në vitin 2010, qeveria gjeorgjiane urdhëroi heqjen e statujës së Stalinit, duke thënë se ai nuk e meritonte.

Tsotne Gogiashvili, një banor i Gorit në të njëzetat, thotë se ndërsa të moshuarit në qytet ende “e adhurojnë” Stalinin, brezat e rinj kanë ndryshuar mendje.

“Shumica e të rinjve nuk e pëlqejnë atë, çka është një prirje e mirë”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRESIONI RUS/ Politikani hungarez: NATO dhe BE janë palë në konfliktin në Ukrainë. Dërgesat ushtarake...
Previous article GOLEADË e Liverpool për Champions-in. The Reds “keqtrajton” me 7 gola Manchester United

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT