• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJET/ Seriali i EKZEKUTIMEVE që tronditi Vlorën. Nga përplasja me bandën e Zani Caushit deri tek vrasja e Cukut
Home
Breaking News

DOSJET/ Seriali i EKZEKUTIMEVE që tronditi Vlorën. Nga përplasja me bandën e Zani Caushit deri tek vrasja e Cukut

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas zbulimit të porositësit të vrasjes së Artan Cukut, kanë dalë në dritë fakte të reja për serinë e ekzekutimeve në Fier, Vlorë dhe në Tiranë të bandave rivale nga 1997 deri në vitin 2017. Bledar Jambelli, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut është një emër i njohur i botës së krimit.  Seria e vrasjeve daton në mars të vitit 1997 me pjesëtarët e fisit Mukaj në Vlorë, të njohur si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit.

ZINXHIRI I VRASJEVE
Zinxhiri i ekzekutimeve nis vite më parë që prej të njohurës si Masakra e Levanit, 28 maj 1997 kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët, e ekzekutimit të 21 personave . Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje e Shpëtim Mukës ndaj vrasjes së 3 vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka, të cilët po në 1997 u gjetën të vdekur në afërsi të qytetit, madje trupat e tyre ishin të copëtuar, pasi ishin hedhur në erë. Po kështu vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Caushit. Po në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës.

Vite më pas më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama. Slejdi njihej me nofkën Topallja, pasi disa kohë më parë ai kishte pësuar një aksident dhe për pasojë kishte probleme në këmbë. Mediat e asaj kohe shkruanin se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën por më pas u lirua për mungesë provash dhe aktualisht ndodhet në kërkim.

Më 11 nëntor 2006 Armando Zanaj (Vëllai i Slejdi Zanajt) vret Leonora Ramën (Nëna e Sokol Ramës ), oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç u arrestua dhe në polici pat deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.

Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vellai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrje ndaj të ëmës.

Më 1 nëntor 2007 në Tiranë pranë maternitetit “Koço Gliozheni” vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Vrasja dyshohej se ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama. Ky i fundit ishte arrestuar në mars të 2007 në Madrid. Sokol Rama dyshohet se kishte vënë në dispozicion dhjetë mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke ekzekutuar me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë. Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga ishte vendosur vetëm Armando Zanaj, ndërsa Sokol Rama pas arrestimit nga policia spanjolle ishte lënë i lirë.

Arrestimi i Bledar Jambellit për vrasjen e Amarildo Delajt
Bledar Jambelli u arrestua në vitin 2012 për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator 2012, brenda në lokalin e tij, në dalje të qytetit të Vlorës. Në këtë ekzekutim u plagosën dhe 2 persona të tjerë, të cilët ishin së bashku me 27-vjeçarin që mbeti i vrarë. Sipas policisë, biznesmeni u qëllua me 18 plumba automatiku.

I dyshuari si porositës i vrasjes së Artan Cukut u arrestua në 2012 nga komisari i vrarë nën akuzën e vrasjes së dyfishtë. Por Bledar Jambelli u lirua nga gjykata si i pafajshëm. Report Tv, zbardh vendimet e lirimit të Jambellit që nga Gjykata e Vlorës e deri në mospranimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sekretet e trukeve magjike: Nga iluzioni i pëllumbit deri te telefoni në shishe
Previous article Dikur këndonte krah për krah me Ramën, Landi Hysi tregon se çfarë i ndan sot: Unë jetoj në...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT