SPAK, ose prokuroria e posaçme pas ngritjes së saj, do të nisë hetimet për çështjet e bujshme që kanë tronditur vendin. Gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit janë të shumta krimet dhe korrupsioni, për të cilat Drejtësia në asnjë rast nuk ka dhënë drejtësi, ose nuk ka bërë maksimumin për t’i zbardhur ato.
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një hapësirë për zbardhjen e të vërtetave do hapen dosje të nisura nga provë, dëshmi, apo edhe dyshime të tjera.
AlpeNews.al ka rënditur 6 çështjet më të bujshme të cilat do të hetohen nga SPAK:
1. Adriatik Llalla: Është hetuar nga Krimet e Rënda deri dje, por sot procedurat e hetimit janë në duart e SPAK. Ai akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjesose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
2.Dosja 339: Gazeta prestigjioze gjermane Bild ka publikuar disa përgjime, pjesë të dosjes hetimore zyrtare të prokurorisë së krimeve të rënda numër 339/1, lidhur me aktivitetin kriminal të organizatës së trafikut të narkotikëve, i njohur si “klani Avdylaj” në qytetin e Shijakut.
3.Atentati ndaj Arjan Ndoj: Pritet’i kaloj SPAK, nga ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
4.Gjyqtarët që i dhanë 10 vite burg Dritan Dajtit: Gjyqtarët janë Fuat Vedha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, kreu i grupit gjykues, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë, të cilët kompletojnë pesëshen e gjyqtarëve që rrëzuan 4 dënimet përjetë të Dritan Dajtit. Edhe kjo dosje do ti kalojë SPAKU pasi heqja e dënimit me 4 burgim të përjetshme Dritan Dajti i cili vrau 4 policë në Durrës.
5. Dosja Habilaj: SPAK do të marrë në shqyrtim çështjen e Moisi Habilaj të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike, dosjen e Arbër Çekaj për 631 kilogram kokainë, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
6. Arbër Çekaj: Akuzohet për 613 kg kokainë të sekuestruar në portin e Durrësit vitin e kaluar, ndërsa u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania.Kokaina ishte e fshehur në kontenierët me banane, ngarkesë që shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilat janë gjithashtu të arrestuar.
/AlpeNews.al


