• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJET E HETIMEVE/ Në Tiranë janë vetëm 12 gjyqtarë të cilët VENDOSIN për seancat paraprake
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJET E HETIMEVE/ Në Tiranë janë vetëm 12 gjyqtarë të cilët VENDOSIN për seancat paraprake

28 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në Tiranë gjyqtarët paraprakë, ata që vendosin nëse hetimet e prokurorëve për çështje të caktuara përfundojnë apo jo në gjyq, janë vetëm 12.

Fluksi i dosjeve me të cilin përballen në përditshmërinë e tyre është gati i papërballueshëm.

Në Gjykatën e Tiranës ka 12 gjyqtarë që janë caktuar për seancat paraprake. Sipas ndryshimeve ligjore, janë këta gjyqtarë që vendosin nëse hetimet e prokurorëve për çështje e caktuara përfundojnë apo jo në gjyq.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi. Prokurorët nga njëra anë i druhen ndërhyrjeve në punën e tyre. Kurse gjyqtarët paraprakë përballen që prej shtatorit të vitit të kaluar me fluks në kufijtë e të papërballueshmes.

Vetëm në tre muaj, 12 gjyqtarët e seancave paraprake në Tiranë kanë dhënë mbi 2700 vendime, ose mbi 220 vendime për çdo gjyqtar. Erjon Bani është një gjyqtar paraprak.

Për më tepër, ai drejton Shoqatën e Gjyqtarëve. Sipas tij, ngarkesa e papërballueshme mund të rrezikojë cilësinë e vendimeve.

“Ne e kemi si standard 100 vendime në vit, dhe nëse gjyqtari i seancës paraprake jep 100 vendime në muaj kjo është e papërballueshme pasi ndikon në cilësinë dhe argumentimin e vendimit” – shprehet Erjon Bani, kryetar i shoqatës së gjyqtarëve.

Përballë kësaj situate dhe faktit që numri i dosjeve pritet të rritet në muajt në vazhdim, gjyqtari Bani e sheh zgjidhjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“I bëj thirrje të gjithë aktorëve që mund të ndikojnë si dhe parlamentit që të shpejtojnë procedurat për ngritjen e KLGJ-së, e cila më pas të bëjë vlerësimin dhe të vendosë rritjen e numrit të gjyqtarëve të seancës paraprake” – thotë ai.

Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor ka ngecur mes procedurash parlamentare dhe procesit të Vetting-ut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet ilaçi që bën ‘mrekulli’ kundër kancerit. 3 herë më efektiv se kimioterapia
Previous article "Nuk e mohon dot më ...". Këngëtarja shqiptare ka bërë këtë ndërhyrje në fytyrë

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT